User manual

Nëse foleja e kripës dhe/ose foleja e shpëlarësit janë bosh, në ekran shfaqen mesazhet
përkatëse dhe pajisja nuk do të fillojë punën. Shtypni butonin OK/Start përsëri, për
të filluar programin e larjes
Mbusheni folenë e kripës dhe/ose të shpëlarësit kur pajisja është bosh dhe përpara se të
filloni një program larjeje.
Nëse keni cilësuar vonim të nisjes, numërimi mbrapsht do të ndërpritet, po të hapni derën
e pajisjes. Kur e mbyllni derën, numërimi mbrapsht vazhdon nga pika kur u ndërpre.
Ndërprerja e programit të larjes
Hapni derën e enëlarëses.
Programi i larjes ndalon.
Mbylleni derën e pajisjes.
Programi i larjes vazhdon nga pika ku u ndërpre.
Si të anuloni një program të larjes ose një vonim të nisjes
Nëse programi i larjes ose vonimi i nisjes nuk kanë filluar, ju mund ta ndryshoni përzgjedhjen.
Kur një program larjeje ose një vonim i nisjes janë aktive, nuk është e mundur që ta ndërroni
përzgjedhjen. Duhet të anuloni programin e larjes ose vonimin e nisjes.
Kur e keni anuluar vonimin e nisjes, kjo automatikisht anulon programin e larjes që kishit
përzgjedhur. Duhet të përzgjidhni programin e larjes përsëri.
1. Shtypni butonin e anulimit.
2. Ekrani shfaq mesazhin CONFIRM CANCEL ? .
3. Shtypni butonin OK/Start për të konfirmuar.
Sigurohuni që ka detergjent në folenë e detergjentit përpara se të filloni një program të ri
larjeje.
Në përfundim të programit të larjes
Pajisja ndalon automatikisht.
Dëgjohen sinjalet akustike.
1. Në ekran shfaqen mesazhet PROGRAMME END dhe PLEASE SWITCH OFF .
Nëse kutia e kripës dhe/ose shpërndarësi i shpëlarësit janë bosh, në ekran shfaqen mesazhet
përkatëse.
2. Hapni derën e pajisjes.
3. Fikni pajisjen.
4. Për rezultate më të mira tharjeje, lëreni derën gjysmë të hapur për disa minuta.
Fikja automatike
Funksioni Fikja automatike e fik pajisjen automatikisht 10 minuta pas përfundimit të
programit të larjes.
Kjo ndihmon në uljen e konsumit të energjisë.
Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
17