User manual
Hiqeni ngarkesën
• Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta janë lehtësisht të
dëmtueshme.
• Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe më pas atë të sipërmin.
• Mund të ketë ujë anash dhe te dera e pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë se enët e
tjera.
Kujdesi dhe pastrimi
Heqja dhe pastrimi i filtrave
Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e larjes. Megjithëse mirëmbajtja e këtyre filtrave
është shumë e ulët, ne rekomandojmë që ju të bëni kontrolle të herëpashershme dhe nëse
është e nevojshme t'i pastroni ato.
1. Për të hequr filtrin (A) rrotullojeni në
drejtimin e kundërt të akrepave të orës
dhe hiqeni nga filtri (B).
2. Filtri (A) ka 2 pjesë. Për të çmontuar filtrin,
tërhiqini nga njëri-tjetri.
3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë të
rrjedhshëm.
4. Vendosini 2 pjesët e filtrit (A) bashkë dhe
shtyjini. Sigurohuni që ato janë bashkuar
saktë me njëra-tjetrën.
5. Hiqeni filtrin (B).
6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë të
rrjedhshëm.
A
B
18
Kujdesi dhe pastrimi