User manual
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për përdorimin
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni me kujdes këtë manual:
• Për sigurinë tuaj personale dhe sigurinë e pronës tuaj.
• Për të respektuar mjedisin,
• Për funksionimin e saktë të pajisjes.
Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku me pajisjen edhe kur ndërroni shtëpi ose kur e
shisni atë.
Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një instalim ose përdorim i pasaktë shkakton dëmtim.
Siguria e fëmijëve dhe e personave të pambrojtur
• Mos lejoni përdorimin e pajisjes nga personat, përfshirë fëmijët, me ndijime fizike të
reduktuara, me funksione të reduktuara mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurish.
Këta njerëz duhet të jenë nën mbikëqyrje ose të udhëzohen për përdorimin e pajisjes nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes ose
lëndimeve fizike.
• Mbajini të gjithë detergjentët në një vend të sigurt. Mos i lejoni fëmijët të prekin
detergjentët.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët e vogla larg enëlarëses gjatë kohës që dera e saj është e
hapur.
Siguria e përgjithshme
• Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit dhe i dëmtimit
të pajisjes.
• Ndiqni udhëzimet e sigurisë nga prodhuesi i detergjentit të enëlarëses për të parandaluar
djegien në sy, në gojë dhe në grykë.
• Mos e pini ujin nga pajisja. Mbetjet e detergjentit mund të qendrojnë në pajisjen tuaj.
• Mbylleni gjithnjë derën pasi ta keni mbushur dhe zbrazur pajisjen për të parandaluar
lëndimet ose për të parandaluar dikë që të rrëzohet te dera e hapur.
• Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e hapur.
Përdorimi
• Pajisja është vetëm për përdorim shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për qëllime tregtare
dhe industriale ose për përdorime të tjera.
• Mos e përdorni pajisjen për përdorime të tjera përveç atij për të cilin është krijuar. Ju do
të shmangni lëndimet fizike ndaj personave ose dëmtimet e pronës.
• Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët shtëpiake të kuzhinës, të përshtatshme për
larjen në enëlarëse.
• Mos vendosni produkte që marrin flakë ose sende që janë të lagura me produkte që
marrin flakë, afër ose brenda në pajisje. Rrezik shpërthimi ose zjarri.
Të dhëna për sigurinë
3