User manual
• Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me majat
e drejtuara poshtë. Përndryshe, vendosini horizontalisht në koshin e sipërm ose në koshin
e thikave. (Jo të gjitha modelet e kanë koshin e thikave).
• Përdorni vetëm produktet e specifikuara për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës).
• Kripërat që nuk janë të specifikuara për enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e ujit.
• Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të filloni një program larjeje. Kokrrat e kripës dhe
ujërat me kripë mund të shkaktojnë gërryerje ose të krijojnë një vrimë në fund të pajisjes.
• Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e shpëlarësit me produkte të tjera përveç shpëlarësit
(p.sh. me agjentë pastrues për enëlarësen, me detergjent të lëngshëm). Kjo mund të
shkaktojë dëmtime në pajisje.
• Sigurohuni që krahët spërkatës të mund të lëvizin lirisht përpara se të filloni një program
larjeje.
• Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në punë e sipër, që andej mund të dalë avull i
nxehtë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
• Mos i hiqni enët nga pajisja para përfundimit të programit të larjes.
Kujdesi dhe pastrimi
• Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqni spinën nga
priza.
• Mos përdorni produkte që marrin flakë ose produkte që mund të shkaktojnë gërryerje.
• Mos e përdorni pajisjen pa filtrat. Sigurohuni që instalimi i filtrave është i saktë. Instalimi
i pasaktë i tyre shkakton rezultate të pakënaqshme të larjes dhe dëmtim të pajisjes.
• Mos spërkatni ujë ose avull për të pastruar pajisjen. Ekziston rreziku i goditjes elektrike
dhe i dëmtimit të pajisjes.
Instalimi
• Sigurohuni që pajisja nuk ka pësuar asnjë dëmtim ndërsa është transportuar. Mos e lidhni
pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Nëse është e nevojshme, kontaktoni shitësin.
• Hiqni të gjithë paketimin përpara përdorimit të parë.
• Vetëm një person i kualifikuar mund të kryejë instalimet elektrike dhe hidraulike,
vendosjen dhe mirëmbajtjen e pajisjes. Kjo parandalon rrezikun e dëmtimeve në strukturë
ose lëndimet fizike.
• Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë gjatë instalimit.
• Mos hapni vrima në skajet anësore të pajisjes për të parandaluar dëmtimin në pjesët
hidraulike dhe pjesët elektrike.
Parandalim i formimit të brymës
• Mos e montoni pajisjen në vende me temperaturë nën 0°C.
• Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtim për shkak të ngricës.
Lidhja e ujit
• Përdorni zorra të reja për të lidhur pajisjen te furnizimi me ujë. Mos përdorni zorra të
përdorura.
• Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj apo tuba të papërdorur për një kohë të gjatë. Lëreni
ujin të rrjedhë për disa minuta, më pas lidhni zorrën e furnizimit me ujë.
• Bëni kujdes të mos shtypni ose të shkaktoni dëmtime të zorrës së ujit kur instaloni pajisjen.
• Sigurohuni që manikotat të jenë shtrënguar fort për të shmangur rrjedhjen e ujit.
• Herën e parë që e përdorni pajisjen, sigurohuni që zorrët të mos kenë rrjedhje uji.
4
Të dhëna për sigurinë