User manual
1 Butoni On/off (ndezje/fikje)
2 Butonat lart poshtë
3 Butoni i opsioneve
4 Butoni i anulimit
5 Butoni OK/Start
6 Ekrani
Mesazhet në ekran dhe sinjalet akustike ju ndihmojnë të punoni me pajisjen.
Butonat e lundrimit
Me këto butona ju mund të:
• përzgjidhni një program larjeje në menynë e programeve të larjes,
• përzgjidhni opsione në menynë e opsioneve.
Butoni i opsioneve
Përdoreni këtë buton për të përzgjedhur opsionet.
Për të përzgjedhur një opsion:
1. Ndizni pajisjen.
2. Shtypni butonin e opsioneve: ekrani tregon menynë e opsioneve të përdorshme.
3. Shtypni një nga butonat e lundrimit për të parë menynë dhe përzgjidhni opsionin e
duhur.
4. Shtypni butonin OK/Start për të konfirmuar ose për të shkuar te nën-menyja.
5. Shtypni një nga butonat e lundrimit për të përzgjedhur rregullimin në nën-meny.
6. Shtypni butonin OK/Start për të konfirmuar.
7. Shtypni butonin e anulimit për të dalë nga menyja.
Butoni i anulimit
Përdoreni këtë buton:
• Për të anuluar një program larjeje ose vonim të nisjes. Referojuni kapitullit "Përzgjedhja
dhe startimi i një programi larës".
• Për të dalë nga menyja e opsioneve.
Butoni OK/Start
Me këtë buton ju mund:
• të konfirmoni ose memorizoni një opsion,
• nisni një program larjeje.
Menyja e opsioneve
Menyja Nën-menyja Përshkrimi i opsionit
DELAY START Me këtë funksion ju mund të vononi nisjen e
programit të larjes me një interval nga 1 në 24 orë.
Numërimi mbrapsht i shtyrjes së programit bëhet me
hapa prej 1 ore (24, 23, 22, etj.).
8
Paneli I kontrollit