User manual

Kur përdoren ushqime të ngrira, tavat e përdorura mund të deformohen gjatë
procesit të gatimit. Kjo shkaktohet nga ndryshimi i madh midis temperaturës së
ngrirjes dhe temperaturës së furrës. Pas ftohjes së tavave, deformimi normalizohet
përsëri.
Udhëzime për tabelat e pjekjes
Tek tabelat do të gjeni të dhënat e nevojshme për temperaturat, kohët e përgatitjes
dhe nivelet e pjekjes për disa lloje ushqimesh.
Temperaturat dhe kohët e pjekjes janë vlera të përafërta, të cilat varen nga
përbërja e brumit, nga sasia dhe nga ena e pjekjes.
Ne ju këshillojmë që herën e parë të vendosni vlerën më të vogël të temperaturës
dhe pastaj, nëse nevojitet, p. sh. kur doni një skuqje më të fortë ose kur koha e
pjekjes zgjat shumë, të vendosni një temperaturë më të lartë.
Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë, orientohuni sipas një ushqimi
të ngjashëm me të.
Kur piqen ëmbëlsira në tava ose në forma, në disa nivele, koha e pjekjes mund
të jetë 10-15 minuta më e gjatë.
Ushqimet me shumë lagështirë (p. sh. picat, ëmbëlsirat më fruta etj.) do të
përgatiten në një nivel.
Ndryshimet në lartësinë e ushqimeve që do të piqen, në fillim të procesit të
pjekjes, mund të çojnë në skuqje të ndryshme të sipërfaqes. Në këtë rast, ju lutemi
të mos ndërroni përcaktimin e temperaturës. Ndryshimet e skuqjes
kompensohen gjatë procesit të pjekjes.
Furra juaj e re mund të ketë një mënyrë tjetër në pjekje në krahasim me pajisjen
tuaj të deritanishme. Prandaj, përshtatini parametrat e duhur (temperaturën,
kohët e përgatitjes) dhe nivelet e pjekjes sipas këshillave në tabelat pasuese.
Në rastin e kohëve të gjata të pjekjes, ju mund ta fikni furrën rreth 10 minuta
përpara përfundimit të kohës së pjekjes, në mënyrë që të shfrytëzoni nxehtësinë
pas fikjes së furrës.
Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të ftohtë.
36
Përdorimet, tabelat dhe këshilla