User manual

Gatimi
Gatuani mundësisht me ushqime të mbuluara - me material që është i
përshtatshëm për në mikrovalë. Vetëm kur duhet që ushqimet të thahen, gatuani
me ushqime të hapura.
Ushqimet e ftohta ose të ngrira kërkojnë një kohë më të gjatë gatimi.
Ushqimet që përmbajnë salcë duhet që të përzihen herë pas here.
Perimet që janë të forta, si karotat, bizelet ose lulelakra, duhen gatuar me ujë.
Kur ka copa të mëdha, duhen kthyer pasi ka kaluar gati gjysma e kohës së gatimit.
Mundësisht perimet të jenë të prera në copa të vogla të njëtrajtshme.
Përdorni enë të ulëta dhe të gjera.
Shkrirja e mishit, e shpendëve dhe e peshkut
Vendosini ushqimet e ngrira dhe të hequra nga ambalazhi në një pjatë të vogël
të rrumbullakët me një enë poshtë saj ose vendosini në një skarë shkrirjeje, ose
në një rrjetë me material sintetik në mënyrë që lëngjet e shkrirjes të kullojnë.
Pas gjysmës së kohës së shkrirjes, kthejini ushqimet, nëse është e mundur ndajini
ato në pjesë dhe hiqni copat e shkrira.
Shkrirje e gjalpit, e copave të tortave dhe e djathit të butë
Mos i futni plotësisht në pajisje, por lërini të shkrijnë në temperaturën e
ambientit. Rezultati për këtë do të jetë pak a shumë i njëjtë. Para shkrirjes, largoni
plotësisht pjesët ose ambalazhimet -e mundshme metalike ose prej alumini.
Shkrirja e frutave dhe e perimeve
Frutat dhe perimet që duhen përgatitur akoma, mos i shkrini të gjitha në pajisje,
por lërini të shkrihen në temperaturën e ambientit.
Frutat dhe perimet që duhen zier, mund të përgatiten direkt me një fuqi
maksimale të mikrovalës pa qenë nevoja që të jenë shkrirë më përpara.
Ushqimet e gatshme
Ushqimet e gatshme në paketim metalik ose në kuti me material plastik me kapak
metalik lejohen të shkrihen ose të nxehen në mikrovalë vetëm atëherë kur ato
janë të etiketuara si të përshtatshme për mikrovalë.
Ju lutemi shikoni me çdo kusht për udhëzimet e prodhuesit të printuara në
paketim (p. sh. hiqni kapakun metalik dhe çani fletën plastike).
Përdorimet, tabelat dhe këshilla
47