User manual

Ju duhet të përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalët (shikoni
kapitullin "Përdorimet, tabelat dhe këshilla: Ena e përshtatshme dhe materiali).
Për ta mbrojtur pajisjen nga brejtja nga avujt e ujit që krijohen në hapësirën e
gatimit ose te dera e saj, ju lutemi që pas çdo përdorimi ta fshini mirë deri sa të
jetë tharë.
Mos e lini asnjëherë pajisjen pa mbikëqyrje kur ngrohni ose rigatuani ushqime
të cilat janë në enë me një përdorim, si p.sh. ato prej plastike, prej letre ose prej
materialesh të tjera që mund të digjen.
Mbajeni të mbyllur pajisjen në rast të krijimit të tymit. Fikni pajisjen dhe shkëputni
lidhjen e furnizimit me rrymë. Mos e përdorni në asnjë rast pajisjen nëse ajo
funksionon me probleme.
Sa herë që nxehni lëngje, vendosni
gjithmonë në enë një lugë kafeje ose një
shufër qelqi për të shmangur
tejnxehjen pa vlim. Kur ndodh tejnxehja
pa vlim, temperatura e vlimit arrihet,
por flluskat tipike të avullit nuk ngrihen
lart.
Vetëm nga dridhjet më të vogla të enës
lëngu mund të vlojë menjëherë me vrull ose të fillojë të spërkasë. Rrezik
djegieje!
Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me "lëkurë" ose me
"lëvore", si patatet, domatet, salsiçet me
qëllim që ato të mos pëlcasin.
Siguroni që gjatë pjekjes/nxehjes së
ushqimeve do të arrihet një
temperaturë minimale prej 70°C.
Prandaj, ju lutemi kini parasysh të
dhënat e fuqisë dhe të kohës tek
tabelat. Për matjen e temperaturës së
ushqimit mos përdorni asnjëherë
termometër me zhivë ose me lëng me
zgjerim.
Ushqimet e nxehura me mikrovalë ia
transmetojnë ngrohtësinë edhe enës. Përdorni dorashka kuzhine ose diçka
të ngjashme!
min 70 C
70
0
Udhëzime sigurie
7