User manual

Kini kujdes gjatë lidhjes elektrike të pajisjeve elektrike në prizat në afërsi të kësaj
pajisjeje. Kabllot e lidhjes elektrike nuk duhet që të ngecin nën derën e nxehtë
të furrës.
Paralajmërim: Rrezik djegieje! Gjatë kohës së funksionimit, hapësira e
brendshme e furrës do të nxehet.
Kur përdorni përbërës alkoolikë në furrë, mund të krijohet një përzierje e lehtë
alkool-ajër që mund të ndizet. Në këtë rast, hapeni derën me kujdes. Mos afroni
aty pranë asnjë shkëndijë, nxehtësi ose flakë.
Personat (duke përfshirë fëmijët), të cilët nuk janë në gjendje ta përdorin pajisjen
në mënyrë të sigurt për arsye të aftësive të tyre fizike, ndijore ose mendore, ose
të mungesës së eksperiencës ose të mosdijes, nuk duhet ta përdorin këtë pajisje
pa mbikëqyrjen ose këshillimin e një personi kompetent.
Udhëzime mbi akrilamidin
Sipas zbulimeve më të reja shkencore, një skuqje intensive e ushqimit, veçanërisht
në rastin e produkteve që përmbajnë niseshte, mund të shkaktojë një rrezik për
shëndetin nga akrilamidi i formuar. Prandaj, ne ju këshillojmë që të gatuani
mundësisht në temperatura të ulëta dhe që të mos i skuqni shumë ushqimet.
Mikrovala
Ndizeni pajisjen vetëm kur ka ushqime në hapësirën e gatimit. Nëse nuk ka
ushqime pajisja mbingarkohet.
Ju duhet të përdorni vetëm enë të përshtatshme për mikrovalët (shikoni
kapitullin "Përdorimet, tabelat dhe këshilla: Ena e përshtatshme dhe materiali).
Për ta mbrojtur pajisjen nga brejtja nga avujt e ujit që krijohen në hapësirën e
gatimit ose te dera e saj, ju lutemi që pas çdo përdorimi ta fshini mirë deri sa të
jetë tharë.
Mos e lini asnjëherë pajisjen pa mbikëqyrje kur ngrohni ose rigatuani ushqime
të cilat janë në enë me një përdorim, si p.sh. ato prej plastike, prej letre ose prej
materialesh të tjera që mund të digjen.
Mbajeni të mbyllur pajisjen në rast të krijimit të tymit. Fikni pajisjen dhe shkëputni
lidhjen e furnizimit me rrymë. Mos e përdorni në asnjë rast pajisjen nëse ajo
funksionon me probleme.
6
Udhëzime sigurie