User manual

Mbajeni gjithmonë të pastër guarnicionin e derës, sipërfaqet ku prek guarnicioni
dhe hapësirën e brendshme. Mungesa e pastërtisë në pajisje mund të çojë në
situata të rrezikshme.
Mos ruani në furrë objekte që mund të digjen. Ato mund të marrin flakë kur
ndizet furra.
Mënyrat e shmangies së dëmtimeve në pajisje
Mos shtroni në furrë letër alumini dhe mos vendosni asnjë tavë pjekjeje, asnjë
tenxhere etj. në fundin e furrës, sepse përndryshe smalti i furrës do të dëmtohet
nga grumbullimi i nxehtësisë së krijuar.
Lëngjet e frutave që mund të pikojnë nga tavat e pjekjes lënë njolla të cilat nuk
mund të hiqen dot më. Për ëmbëlsira me shumë lëng, përdorni një tavë të thellë.
Mos e ngarkoni derën e hapur të furrës.
Mos hidhni asnjëherë ujë direkt në furrën e nxehtë. Mund të shkaktohen
dëmtime të smaltit dhe ndërrimi i ngjyrës së tij.
Nga përdorimi i forcës, para së gjithash në skajet e xhamit të përparmë, mund
të thyhet xhami.
Mos ruani në furrë objekte që mund të digjen. Ato mund të marrin flakë kur
ndizet furra.
Mos ruani në furrë ushqime të lëngshme. Mund të shkaktohen dëmtime të
smaltit.
Mos ruani asnjë ushqim të hapur në furrë, pas çaktivizimit të ventilatorit freskues
në furrë. Në dhomën e pjekjes ose në xhamat e dyerve mund të përplaset
lagështira, e cila mund të arrijë deri te mobiliet.
Udhëzime për shtresën e smaltit
Ndryshimet e ngjyrës në shtresën e smaltit të furrës të shkaktuara nga përdorimi
nuk e zvogëlojnë aftësinë e pajisjes për një përdorim normal ose konform kontratës.
Si rrjedhojë ato nuk paraqesin asnjë të metë në bazë të së drejtës së garancisë.
8
Udhëzime sigurie