User manual
• Sa herë që nxehni lëngje, vendosni
gjithmonë në enë një lugë kafeje ose një
shufër qelqi për të shmangur
tejnxehjen pa vlim. Kur ndodh tejnxehja
pa vlim, temperatura e vlimit arrihet,
por flluskat tipike të avullit nuk ngrihen
lart.
Vetëm nga dridhjet më të vogla të enës
lëngu mund të vlojë menjëherë me vrull ose të fillojë të spërkasë. Rrezik
djegieje!
• Para pjekjes shpojini disa herë me një
pirun ushqimet me "lëkurë" ose me
"lëvore", si patatet, domatet, salsiçet me
qëllim që ato të mos pëlcasin.
• Siguroni që gjatë pjekjes/nxehjes së
ushqimeve do të arrihet një
temperaturë minimale prej 70°C.
Prandaj ju lutemi kini parasysh të
dhënat e fuqisë dhe të kohës tek
tabelat. Për matjen e temperaturës së
ushqimit mos përdorni asnjëherë
termometër me zhivë ose me lëng me
zgjerim.
• Ushqimet e nxehura me mikrovalë ia
transmetojnë ngrohtësinë edhe enës. Përdorni dorashka kuzhine ose diçka
të ngjashme!
• Mos i piqni ushqimet më shumë se ç'duhet nëpërmjet fuqisë dhe kohës së madhe.
Ushqimet mund të thahen, të digjen, madje edhe të marrin flakë në pozicione
të veçanta.
• Gjatë përdorimit, hapësira e pjekjes, rezistenca dhe pjesët e tjera bëhen shumë
të nxehta. Ju lutemi bëni kujdes kur punoni me to dhe përdorni për këtë qëllim
dorashka kuzhine ose mjete të ngjashme me to. Rrezik djegieje!
• Objektet metalike duhet të qëndrojnë të paktën 2 cm larg nga faqet e furrës dhe
nga dera e saj. Përndryshe mund të lindin shkarkime të shkëndijave dhe pajisja
mund të dëmtohet.
• Mos përdorni letër alumini nëse nuk këshillohet ndryshe.
• Mos ngecni asgjë ndërmjet derës dhe kornizës së derës.
min 70 C
70
0
Udhëzime sigurie
7










