LAVAMAT 12843 VIT SQ LAVATRIÇE ME THARJE UDHËZIMET PËR PËRDORIM
PËR REZULTATE TË SHKËLQYERA Faleminderit që zgjodhët këtë produkt AEG. Këtë produkt e kemi prodhuar që të ketë performancë të plotë për shumë vite, duke u bazuar në teknologji inovative që e bëjnë jetën më të thjeshtë – karakteristika të cilat mund të mos i gjeni në pajisjet e zakonshme. Ju lutemi kushtojini pak minuta lexim për të marrë maksimumin prej këtij produkti.
Përmbajtja 3 PËRMBAJTJA 4 6 8 10 11 11 16 17 18 21 21 24 25 30 34 34 34 39 40 41 Të dhëna për sigurinë Përshkrim i produktit Paneli i kontrollit Përdorimi i parë Personalizimi Përdorimi I përditshëm Përdorimi - Vetëm tharje Përdorimi - Larje dhe tharje Programet e larjes Programet e tharjes Udhëzime dhe këshilla të nevojshme Këshilla për Tharjen Kujdesi dhe pastrimi Si të veprojmë nëse… Të dhëna teknike Vlerat e konsumit Instalimi Lidhja elektrike Montimi Probleme që lidhen me mjedisin Në këtë manual pë
Të dhëna për sigurinë TË DHËNA PËR SIGURINË Lexojeni këtë manual me kujdes dhe ruajeni atë për t'iu referuar në të ardhmen. • Siguria e pajisjes Tuaj përputhet me standardet industriale dhe me kriteret ligjore në lidhje me sigurinë e pajisjeve. Gjithsesi, ne si prodhues ndjejmë se është detyra jonë t'ju informojmë me të dhënat e mëposhtme për sigurinë. • Është shumë e rëndësishme që këtë manual përdorimi ta ruani bashkë me pajisjen për t'iu referuar në të ardhmen.
Të dhëna për sigurinë 5 Instalimi • Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni kujdes kur e zhvendosni atë. • Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni, mos e përdorni dhe kontaktoni menjëherë Qendrën e Shërbimit. • Përpara përdorimit hiqni çdo mjet paketues. Nëse nuk bëni kështu, produkti dhe ambienti juaj do të dëmtohen rëndë. Shikoni paragrafin përkatës në manualin e përdorimit.
Përshkrim i produktit • Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për të hequr spinën nga priza; kapeni gjithmonë nga vetë spina. • Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj të re nëse kablloja i ushqimit, paneli i kontrollit, sipërfaqja e punës apo bazamenti janë të dëmtuar në mënyrë të tillë që e bëjnë të arritshme brendësinë e tharëses.
Përshkrim i produktit 7 2 1 3 4 5 6 1 2 3 4 5 6 Sirtari i detergjentit Paneli i kontrollit Doreza e derës Etiketa e parametrave Pompa e kullimit Këmbëzat e rregullueshme Sirtari shpërndarës i detergjentit Dhomëza për fazën e paralarjes ose heqjen e njollave. Detergjenti për paralarjen shtohet në fillim të programit të larjes. Heqësi i njollave shtohet gjatë fazës STAINAction në larjen kryesore. Dhomëza për detergjentin pluhur ose lëng që përdoret për larjen kryesore.
Paneli i kontrollit PANELI I KONTROLLIT Më poshtë jepet një pamje e panelit të kontrollit. Ajo tregon çelësin përzgjedhës të programit si dhe butonat dhe dritat treguese. Këto paraqiten me numrat përkatës në faqet në vijim.
Ekrani 9 FTOHTË Shtypni butonat e simboleve REDUKTIM I CENTRIFUGIMIT FILLO/NDALO NDËRPRERJE E SHPËLARJES DERA MBYLLUR NJOLLA FAZA E THARJES KOHA (Kursim Kohe) FAZA E LARJES EXTRA RINSE (SHPËLARJE SHTESË) SHTYRJA E PROGRAMIT BLLOKIMI PËR FËMIJËT EKRANI (Koha deri në përfundim) KOHA E THARJES EKRANI 7.2 7.3 7.1 7.1 Kohëzgjatja e programit të përzgjedhur Pasi përzgjidhni një program, kohëzgjatja është shfaqur në orë dhe minuta (për shembull 2.05 ).
Nëse zgjidhet një përzgjedhje që nuk përshtatet me grupin e programeve të larjes, mesazhi Err do të shfaqet për afro 2 sekonda dhe drita treguese e verdhë e butonit 8 fillon të pulsojë. Shtyrja e programit Shtyrja e përzgjedhur e fillimit të programit (maksimumi 20 orë) me anë të butonit përkatës, do të shfaqet në ekran për afro 3 sekonda, e më pas do të shfaqet programi i përzgjedhur paraprakisht. Koha e shtyrjes së programit do të zbresë me një njësi për çdo orë.
Personalizimi 11 PERSONALIZIMI Sinjalet akustike Pajisja është e pajisur me një mekanizëm akustik, i cili tingëllon në rastet e mëposhtme: • në përfundim të ciklit • në rast të problemeve të funksionimit. Duke shtypur njëkohësisht butonat 3 dhe 4 për afro 6 sekonda, sinjali akustik është çaktivizuar (përveç rasteve të problemeve funksionale). Duke shtypur përsëri këto dy butona, sinjali akustik riaktivizohet.
Përdorimi I përditshëm 1. Tërhiqeni jashtë sirtarin e shpërndarësit derisa të ndalet. Matni sasinë e duhur të detergjentit dhe derdheni në dhomëzën e larjes kryesore dhe, në qoftë se dëshironi të kryeni edhe fazën e paralarjes ose funksionin e njollave, hidheni detergjentin ose heqësin e . njollave në dhomëzën e shënuar si 2. Nëse është e nevojshme, hidheni zbutësin e rrobave në dhomëzën e shënuar si (sasia e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën MAX në sirtar). Mbylleni sirtarin me kujdes.
Përdorimi I përditshëm 13 Zgjidhni shpejtësinë e RROTULLIMEVE (të shtrydhjes) ose përzgjedhjen e SHPËLARJES ME PUSHIM (Butoni 2) Kur është përzgjedhur programi i kërkuar, pajisja juaj automatikisht propozon shpejtësinë maksimale të centrifugimit për atë program. Shtypni këtë buton vazhdimisht për të ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse dëshironi që rrobat tuaja të lahen me një shpejtësi të ndryshme nga ajo e këshilluar nga vetë lavatriçja. Drita përkatëse ndriçon.
Përdorimi I përditshëm Zgjidhni opsionin SHPËLARJE SHTESË (Butoni 5) Kjo pajisje është projektuar në mënyrë të tillë, që të kursejë ujë. Megjithatë, për njerëzit me lëkurë shumë delikate (alergjikët ndaj detergjenteve) mund të jetë e nevojshme t’i shpëlajnë rrobat me një sasi më të madhe uji (shpëlarje shtesë). Për më tepër, pajisja do të kryejë disa shtrydhje shtesë.
Përdorimi I përditshëm 15 Mund të ndryshoni një program në proces vetëm duke e ricilësuar. Rrotullojeni çelësin pastaj në pozicionin e programit të ri. Niseni programin e ri përzgjedhës të programit në duke shtypur butonin 8 përsëri. Uji i larjes në kazanin e makinës larëse nuk do të zbrazet. Ndërprerja e një programi Shtypni butonin 8 për të ndërprerë një program në proces, drita treguese përkatëse do të fillojë të pulsojë. Shtypni sërish butonin për të rifilluar programin.
Pezullim: pasi programi të kete përfunduar pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi i kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit është ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja do të dalë nga statusi i kursimit të energjisë. PËRDORIMI - VETËM THARJE Vetëm tharje Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg për të pambuktat dhe të linjtat dhe 2 kg për veshjet sintetike. Është gjithashtu e mundur të thani deri në 4 kg rroba të pambukta (shihni tabelën «Programet e tharjes»).
Përdorimi - Larje dhe tharje 17 Llojet e ndryshme të të pambuktave (peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me radhë) ose çdo lloj tjetër rrobe që mblidhet shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të thahen vetëm pjesërisht. Në ato raste të rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi të njoma, ju sugjerojmë të hapni rrobat e mbledhura shuk, t'i rishpërndani në kazan në mënyrë të njëtrajtshme dhe të zgjidhni një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30 minutash.
Programet e larjes PROGRAMET E LARJES Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e centrifugimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i rrobave Opsionet TË PAMBUKTAT 95°- 30° Larja kryesore – Shpëlarjet - Shtrydhje e gjatë Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1400 rpm Ngarkesa maks. 6 kg - Ngarkesa e reduktuar 3 kg Për të pambuktat e bardha dhe ato me ngjyra (rroba me ndotje normale).
Programet e larjes Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e centrifugimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i rrobave Opsionet TË LESHTA PLUS/LARJE ME DORË 30° - Ujë i ftohtë Larja kryesore - Shpëlarjet - Shtrydhje e shkurtër Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1200 rpm Ngarkesa maks. 2 kg Programi i larjes për veshje të leshta që lahet në makinë si dhe për të leshta që lahen me dorë dhe pëlhura delikate.
Programet e larjes Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e centrifugimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i rrobave Opsionet Dhomëza e detergjentit THARJA E TË PAMBUKTAVE Programi i tharjes së veshjeve të pambukta. Mund të përdoret me përzgjedhjen KOHA E THARJES. RIFRESKIMI 30° Larja kryesore - Shpëlarjet - Shtrydhje e shkurtër Shpejtësia maksimale e centrifugimit 1200 rpm Ngarkesa maks.
Programet e tharjes 21 PROGRAMET E THARJES Shpejtësia e centrifugës Koha e sugjeruar e tharjes në minuta Shkalla e tharjes Lloji i tekstilit Ngarkesa maksimale Ideale për peshqirët Rroba pambuku dhe të linjta (peshtamalle, peshqirë banje, etj.) 4 kg 3 kg 1,5 kg 1400 E përshtatshme për rroba që nuk kanë nevojë të hekurosen Rroba pambuku dhe të linjta (peshtamalle, peshqirë banje, etj.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme Përpara se të fusni brenda teshat Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe ato me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund të humbasin "bardhësinë" gjatë larjes. Teshat e reja me ngjyra mund të zbehen gjatë larjes së parë; Për të arsye ato duhen larë veç e veç herën e parë. Sigurohuni që nëpër tesha të mos mbeten objekte metalike (p.sh. karfica koke, paramane, gozhdë). Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni zinxhirët, togëzat dhe sustat.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 23 Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi struktura celuloze do të jetë dëmtuar tashmë dhe në copë mund të krijohet një vrimë. Njolla balte: trajtojini me zbardhues, shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Këshilla për Tharjen A Kur uji ka një shkallë mesatare-të lartë fortësie, duhet të shtoni zbutës uji (duke filluar nga shkalla e fortësisë II). Ndiqni udhëzimet e prodhuesit. Sasia e detergjentit mund të rregullohet më pas sipas shkallës së fortësisë I (=i butë). Shkallët e fortësisë së ujit Niveli Karakteristika Sistemi gjerman - °dH Sistemi francez - °T.H.
Kujdesi dhe pastrimi 25 Etiketat e veshjeve Për tharjen, ndiqni të dhënat në etiketat e prodhuesit: = Mund të thahen në tharëse • = Tharje me temperaturë të lartë • = Tharje me temperaturë të ulur • = Mos i thani në tharëse. • Kohëzgjatja e ciklit të tharjes Koha e tharjes mund të ndryshojë në varësi të: • shpejtësisë së shtrydhjes përfundimtare • shkallës së nevojshëme për tharjen (tharje për hekur, tharje për dyqan) • lloji i teshave • pesha e ngarkesës .
Kujdesi dhe pastrimi Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje: • Kazani duhet të jetë pa tesha. • Përzgjidhni programin më të nxehtë të larjes së të pambuktave. • Përdorni një masë normale detergjenti, i cili duhet të jetë në trajtë pluhuri me përbërës biologjikë. Pastrimi i jashtëm Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë mirë. Mos përdorni tretës boje, zbutës apo produkte të ngjashme për të pastruar pjesën e jashtme.
Kujdesi dhe pastrimi 3. 4. 27 Pasi të keni hequr sirtarin, përdorni një furçë të vogël për të pastruar zgavrën, duke u siguruar që të pastroni gjithë mbetjet e pluhurit larës nga pjesa e sipërme dhe ajo e poshtme e zgavrës ku futet sirtari. Rivendoseni në vend sirtarin dhe kryeni një program shpëlarjeje pa rroba brenda. Kazani i larjes Në kazan mund të formohen grumbullime ndryshku si pasojë e ndryshkjes së trupave të huaj nga larja apo nga uji i rubinetit që përmban hekur.
Kujdesi dhe pastrimi Veproni si më poshtë: 1. Hiqni spinën nga priza. 2. Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur. 3. Vendosni një enë afër pompës për të mbledhur derdhjet. A 4. Çlironi zorrën zbrazëse të emergjencës (B), vendoseni atë mbi enë dhe hiqni kapakun e saj. 5. Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni kapakun e pompës (A) duke e rrotulluar në drejtim të kundër të akrepave të orës dhe hiqni filtrin. Përdorni pinca, nëse është e nevojshme.
Kujdesi dhe pastrimi 8. 29 Rivendoseni filtrin në pompë duke e kaluar me kujdes në udhëzuesit. Vidhoseni kapakun e pompës fort duke e rrotulluar në drejtimin e akrepave të orës. PARALAJMËRIM Kur pajisja është në përdorim dhe në varësi të programit të përzgjedhur, në pompë mund të ketë ujë të nxehtë. Mos e çmontoni asnjëherë pompën gjatë një cikli larjeje, por prisni gjithmonë derisa pajisja të ketë përfunduar ciklin dhe të jetë boshatisur.
Si të veprojmë nëse… 7. 8. Vidhoseni sërish zorrën në pajisje dhe sigurohuni që lidhja të jetë bërë mirë. Hapni rubinetin e ujit. Zbrazja e emergjencës Nëse uji nuk zbrazet, veproni si më poshtë për të zbrazur pajisjen: 1. hiqni spinën nga priza e korrentit; 2. mbyllni rubinetin e ujit; 3. nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur; 4. Vendosni një tas në dysheme dhe vendosni fundin e tubit të zbrazjes së urgjencës në tas. Hiqni kapakun.
Si të veprojmë nëse… 31 Gjatë punës së pajisjes është e mundur që drita treguese e verdhë e butonit 8 të pulsojë, një nga kodet e mëposhtëm të alarmit shfaqet në ekran dhe do të dëgjohen disa sinjale akustike çdo 20 sekonda për të treguar se pajisja nuk po punon: : problem me furnizimin me ujë • : problem me zbrazjen e ujit • : dera është e hapur • Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni butonin 8 për të rifilluar programin.
Si të veprojmë nëse… Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja Në dysheme ka rrjedhur ujë: Keni hedhur shumë detergjent ose po përdorni detergjent të papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë). • Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni një tjetër. Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga lidhjet e zorrës së hyrjes së ujit. Nuk është gjithmonë e thjeshtë ta dalloni një gjë të tillë pasi uji rrjedh poshtë nëpër zorrë; kontrolloni nëse zorra është e lagur. • Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes të ujit.
Si të veprojmë nëse… Problemi Centrifugimi nis me vonesë ose pajisja nuk centrifugon: 33 Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja Është aktivizuar mekanizmi elektronik i dallimit të mungesës së ekuilibrit, sepse rrobat nuk janë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme në kazan. Rrobat do të rishpërndahen duke u rrotulluar kazani në kah të kundërt. Kjo mund të ndodhë disa herë, derisa mungesa e ekuilibrit të mënjanohet dhe centrifugimi të mund të rifillojë.
Të dhëna teknike TË DHËNA TEKNIKE Përmasat Gjerësia Lartësia Thellësia 60 cm 82 cm 54 cm Lidhja elektrike Tensioni - Fuqia e përgjithshme - Siguresa Të dhënat për lidhjen elektrike jepen në pllakën e specifikimeve në buzën e brendshme të derës së pajisjes.
Instalimi 35 Ju këshillojmë të mbani të gjitha pajisjet e transportit pasi mund t’i ripërdorni nëse do t’ju duhet të transportoni sërish pajisjen. 1. Pasi të keni hequr gjithë paketimet, vendoseni pajisjen me kujdes në kurriz për të hequr bazamentin prej bukëpeshku që ndodhet poshtë. 2. Hiqni kabllon e ushqimit dhe zorrën e kullimit dhe hyrjes së ujit nga mbajtëset që ndodhen në pjesën e pasme të pajisjes. 3. Zhvidhosni tre bulonat me çelësin që keni marrë bashkë me pajisjen.
Instalimi 4. Rrëshqisni jashtë ndarësit plastik përkatës. 5. Mbyllni vrimën më të vogël të sipërme dhe dy vrimat e mëdha me tapat plastike që do t'i gjeni në qeskën e manualit të përdorimit. Pozicionimi dhe nivelimi Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë. Sigurohuni që qarkullimi i ajrit rreth e qark pajisjes së mos pengohet nga tapete, qilima, etj. Para se ta vendosni mbi pllaka të vogla, vendosni veshje prej gome.
Instalimi 37 Nivelojeni me kujdes duke vidhosur këmbët e rregullueshme lart ose poshtë. Mos vendosni kurrë karton, dru apo materiale të ngjashme nën pajisje për të kompensuar një dysheme jo të sheshtë. Mbasi keni niveluar pajisjen, shtrëngoni dadot bllokuese. Tubit i hyrjes së ujit Një tub i hyrjes së ujit vjen me pajisjen dhe mund të gjendet brenda kazanit të pajisjes. Kjo pajisje duhet të furnizohet me ujë të ftohtë.
Instalimi 3. Vendoseni zorrën si duhet duke liruar vidhën unazë. Mbas pozicionimit të zorrës së hyrjes, sigurohuni të shtrëngoni përsëri vidhën unazë për të parandaluar rrjedhjet. 4. Lidheni zorrën në një rubinet me një diametër 3/4. Përdorni gjithmonë zorrën e marrë bashkë me pajisjen. Zorra e hyrjes së ujit duhet të zgjatet. Nëse ajo është shumë e shkurtër dhe nuk dëshironi të lëvizni rubinetin, do t'ju duhet të blini një të re, më të gjatë dhe veçanërisht të projektuar për këtë përdorim.
Lidhja elektrike 39 Kjo mund të bëhet duke e lidhur atë me rubinit me një copë spango ose duke e ngjitur atë pas murit. 2. Në mekanizmin e tubave kullues të lavapjatës. Ky mekanizëm duhet të jetë mbi lak në mënyrë që laku të jetë të paktën 60 cm mbi tokë. 3. Direkt në tubin e kullimit në një lartësi jo më të vogël se 60 cm dhe jo më të madhe se 90 cm. Gryka e zorrës kulluese duhet të ajroset gjithmonë, p.sh.
Montimi PARALAJMËRIM Nëse kablloja e lidhjes me rrjetin duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga një Qendër Shërbimi. MONTIMI Kjo pajisje është bërë për t’u ndërfutur me mobiliet e kuzhinës. Zgavra duhet të ketë përmasat e treguara në figurën A. Përgatitja dhe montimi i derës 600 min. 560 596 555 min. 820 176,5 416 75 60 100 Pajisja është parapërgatitur si fillim për montimin e derës me hapje nga e djathta në të majtë.
Probleme që lidhen me mjedisin Distanca (B) nga skaji i sipërm i derës deri te qendra e vrimës varet nga përmasat e mobilieve ngjitur. Përmasat e kërkuara jepen në figurën C. Menteshat do të fiksohen te dera me anë të vidhave të drurit (2-Fig. B) që vijnë me pajisjen. • Montimi i derës Fiksoni menteshat (1) te pajisja me anë të vidhave M 5x15 (3- Fig. B). Vidhat mund të përshtaten për të kompensuar për trashësinë e çrregullt të derës.
>PS<=polistiren >PP<=polipropilen Kjo do të thotë se ato mund të riciklohen duke i hedhur ato siç duhet të kazanët e posaçëm të plehrave. Këshilla ekologjike Për të kursyer ujin, energjinë si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju këshillojmë të ndiqni këto këshilla: • Rrobat me ndotje normale mund të lahen pa paralarje, për të kursyer kështu detergjentin, ujin dhe kohën (edhe ambienti mbrohet gjithashtu!). • Pajisja punon në mënyrë më ekonomike nëse është e mbushur plot.
www.aeg.