User manual

Llojet e ndryshme të të pambuktave (peshqirë, çarçafë, bluza e kështu me radhë) ose çdo lloj
tjetër rrobe që mblidhet shuk gjatë fazës së centrifugimit mund të thahen vetëm pjesërisht.
Në ato raste të rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi të njoma, ju sugjerojmë të
hapni rrobat e mbledhura shuk, t'i rishpërndani në kazan në mënyrë të njëtrajtshme dhe të
zgjidhni një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30 minutash.
PËRDORIMI - LARJE DHE THARJE
Programi NON-STOP (pa ndërprerje): Larje dhe tharje me kohë të caktuar
Sasia e këshilluar e ngarkesës është 3 kg për rroba të pambukta dhe 2 kg për rroba sintetike.
Është gjithashtu e mundur të thani deri në 4 kg rroba të pambukta (shihni tabelën
"Programet e tharjes").
KUJDES
Mos përdorni asnjë pajisje/sferë dozimi kur po kryeni një program larjeje dhe tharjeje.
1. Futni rrobat në pajisje.
2. Shtoni detergjentin dhe zbutësin e rrobave.
3. Ndizeni pajisjen: rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit tek programi/copa e
dëshiruar e larjes.
4. Shtypni butonat përkatës për të përcaktuar opsionet e kërkuara.
Nëse është e mundur, mos vendosni një shpejtësi centrifugimi më të ulët se ajo e këshilluar
nga pajisja, për të shmangur kohë tharjeje shumë të gjatë dhe për të kursyer kështu energji.
Në çdo rast vlerat më të ulëta që mund të përzgjidhni janë 900 r.p.m. për pambukun e
sintetiket dhe 700 r.p.m. për pëlhurat delikate. Ulja e shpejtësisë së centrifugimit është e
mundur vetëm pasi të zgjidhni tharjen.
5. Shtypni butonin 6 për të vendosur kohën e tharjes. Kur zgjidhni një «program pa
ndalesë» dritat treguese 10.1 dhe 10.2 ndriçohen.
Vlera e KOHËS SË THARJES shfaqet në ekran për disa sekonda, pastaj shfaqet e gjithë
kohëzgjatja e ciklit të larjes dhe të tharjes.
6. Shtypni butonin 8 për të filluar programin. Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do
të përditësohet çdo minutë.
7. Në përfundim të programit, ndiqni udhëzimet e dhëna në kapitullin e mëparshëm.
Pastaj, rrotulloni çelësin e programeve në pozicionin O për të fikur pajisjen.
8. Nxirrni veshjet nga pajisja.
Përdorimi - Larje dhe tharje
17