User manual

4. Rrëshqisni jashtë ndarësit plastik
përkatës.
5. Mbyllni vrimën më të vogël të sipërme
dhe dy vrimat e mëdha me tapat
plastike që do t'i gjeni në qeskën e
manualit të përdorimit.
Pozicionimi dhe nivelimi
Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë.
Sigurohuni që qarkullimi i ajrit rreth e qark pajisjes së mos pengohet nga tapete, qilima, etj.
Para se ta vendosni mbi pllaka të vogla, vendosni veshje prej gome.
Kurrë mos provoni të rregulloni nivelin në dysheme duke vendosur copa druri, kartonë ose
materiale të ngjashme nën pajisje.
Nëse nuk është e mundur të shmanget pozicionimi i pajisjes ngjitur te një furnelë gazi ose
sobë me qymyr, një panel izolues i mbuluar me letër alumini nga ana që është përballë
furnelës ose sobës, duhet të futet midis dy pajisjeve.
Pajisja nuk duhet të instalohet në dhoma ku temperatura mund të bjerë nën 0°C.
Tubi i hyrjes së ujit dhe tubi i kullimit nuk duhet të përdridhet.
Ju lutemi sigurohuni që kur pajisja të instalohet, të jetë lehtësisht e kapshme për inxhinierin
në rast avarie.
36 Instalimi