Lavamat 14950 A Udhëzimet për përdorim Makinë larëse-tharëse
Përmbajtja Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë. Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes shtëpiake.
Të dhëna për sigurinë Tharje shtesë KUJDESI DHE PASTRIMI Zbutja e ujit Pas çdo larjeje Larja e mirëmbajtjes Pastrimi i jashtëm Sirtari i detergjentit Kazani i larjes Guarnicioni i derës Pompa e zbrazjes Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit Parandalim i formimit të brymës Zbrazja e emergjencës SI TË VEPROJMË NËSE… 26 26 26 26 27 27 27 27 28 28 30 31 31 31 TË DHËNA TEKNIKE 35 3 VLERAT E KONSUMIT 35 UDHËZIME PËR INSTALIMIN 36 INSTALIMI Shpaketimi Pozicionimi dhe nivelimi Tubit i hyrjes së ujit Pajisj
Të dhëna për sigurinë • Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake dhe fëmijët të mos futen në kazan. Për ta shmangur këtë, ju lutemi kontrollojeni kazanin përpara se të përdorni pajisjen. • Çdo objekt, si monedha, paramane, gozhdë, vidha, guriçka apo çdo material tjetër i fortë dhe i mprehtë mund të shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që nuk duhet vendosur të pajisje. • Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të zbutësit dhe detergjentit të rrobave.
Të dhëna për sigurinë 5 • Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo të grisura si dhe trajtojini paraprakisht njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi, ndryshk dhe barishte, përpara se t'i lani ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të lahen në pajisje. • Teshat që janë ndotur me nënprodukte të naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në pajisje.
Përshkrim i produktit PËRSHKRIM I PRODUKTIT Pajisja juaj e re përputhem me gjithë kriteret bashkëkohore për trajtimin efektiv të teshave me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti. Sistemi i RI JET ju lejon përdorimin e plotë të detergjentit dhe pakëson konsumin e ujit duke kursyer kështu energji.
Paneli I kontrollit 7 PANELI I KONTROLLIT Më poshtë jepet një pamje e panelit të kontrollit. Në të ndodhet çelësi përzgjedhës i programit, butonat dhe ekrani. Këto paraqiten me numrat përkatës në faqet në vijim.
Ekrani Të mëndafshtat Intensive e shpejtë EKRANI 9.1 9.2 9.3 9.4 9.9 9.8 9.5 9.6 9.7 9.1 - Treguesi i shpejtësisë së centrifugimit, RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM) , NIGHT CYCLE (CIKLI I NATËS) simbolet , 9.2 - Treguesi i shkallës së tharjes, të lejuar nga programi i cilësuar: IRON DRY (THARJE , CUPBOARD DRY (THARJE PËR SIRTAR) dhe EXTRA DRY (THARJE PËR HEKUROSJE) SHTESË) simbolet , të përzgjedhshme duke shtypur butonin 3 ; treguesi AUTO, i bashkëlidhur me programin tharës dhe butonin 4 . 9.
Përdorimi i parë 9 Simboli DELAY START (SHTYRJA E PROGRAMIT) do të afishohet në ekran. Zgjatja e vonimit do të reduktohet me nga një njësi për çdo orë dhe më pas, kur mbetet vetëm 1 orë, për çdo minutë. • Koha e përzgjedhur për tharje Pasi të zgjidhni një program tharjeje, koha e tharjes shfaqet në minuta dhe/ose në orë (250 minuta maksimum). Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do të përditësohet çdo minutë.
Përdorimi I përditshëm Këtë opsion mund ta cilësoni në dy mënyra të ndryshme: • Para se të shtypni butonin 7 : do të jetë e pamundur të ndizni pajisjen. • pasi të shtypni butonin 7 : do të jetë e pamundur të ndryshoni çdo program ose opsion tjetër. Për ta aktivizuar ose çaktivizuar këtë opsion, shtypni njëkohësisht, për rreth 6 sekonda, butonat 4 dhe 5 deri sa simboli 9.6 të shfaqet në ekran ose të zhduket nga ekrani. PËRDORIMI I PËRDITSHËM Futni rrobat në makinë 1.
Përdorimi I përditshëm 11 2. Nëse është e nevojshme, hidheni zbutësin e rrobave në dhomëzën e shënuar si (sasia e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën MAX në sirtar). Mbylleni sirtarin me kujdes. Përzgjidhni programin e dëshiruar duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programit (1) Ju mund të zgjidhni programin e duhur për çdo lloj rrobash duke ndjekur përshkrimet në tabelat e programeve të larjes (Shihni «Programet e larjes»).
Përdorimi I përditshëm RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM): kur e përzgjidhni këtë opsion, uji i shpëlarjes së fundit nuk kullohet krejt, për të mos lejuar që rrobat të zhubrosen. Në fund të programit, në ekran do të afishohen simboli pulsues dhe simboli RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM), ndërsa simboli DOOR (dera e kyçur) do të mbetet i ndezur dhe drita treguese e butonit 7 do të fiket. Dera mbetet e bllokuar, për t'ju treguar se në kazan ka ende ujë për t'u zbrazur.
Përdorimi I përditshëm 13 Ky opsion këshillohet për teshat shumë të ndotura. Opsioni STAIN (NJOLLA) Përzgjidheni këtë opsion për të trajtuar me heqësin e njollave rroba shumë të ndotura ose rroba me njolla (larje kryesore e tejzgjatur me fazë veprimi për njollat të optimizuar në kohë). Simboli përkatës do të shfaqet në ekran. Ky opsion nuk mund të përdoret me temperaturë më të ulët se 40°C. Nëse dëshironi të kryeni një program me opsionin për njolla, hidhni heqës njollash në .
Përdorimi I përditshëm Po të përzgjidhni një opsion jokorrekt, drita treguese e verdhë e butonit 7 do të pulsojë 3 herë dhe mesazhi Err (gabim) do të afishohet për pak sekonda. Përzgjidhni DELAY START (SHTYRJE E PROGRAMIT) (butoni 8) Simboli përkatës do të shfaqet në ekran Me anë të këtij butoni, mund ta shtyni programin e larjes me 30 min – 60 min – 90 min, 2 orë dhe më pas me nga 1 orë deri në një maksimum prej 20 orësh.
Anulimi i një programi Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në për të anuluar një program që është duke u kryer. Tani mund të përzgjidhni një program të ri. Hapja e derës pasi të ketë filluar programi Kur pajisja është duke punuar dhe gjatë kohës së shtyrjes së programit, dera mbetet e bllokuar. Nëse ju duhet ta hapni derën për ndonjë arsye, vëreni më parë pajisjen në pauzë duke shtypur butonin 7 . • Kur simboli DOOR (DERA) zhduket nga ekrani, kjo do të thotë se dera mund të hapet.
Përdorimi - Tharja Po të shtypni butonin Drying Time (Koha e tharjes) mund të thani deri në 6 kg rroba pambuku (shihni tabelën «Programi i tharjes»). Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit duhet të jetë vendosur në lavaman ose të jetë lidhur me tubin shkarkues. 1. Futni rrobat në pajisje. 2. Përzgjidhni një cikël centrifugimi me shpejtësinë maksimale të lejuar për llojin e rrobave që po lani, për të arritur rendiment optimal në tharje. 3.
Përdorimi - Tharja 17 Po të keni nevojë ta hapni derën para ose gjatë fazës kundër-zhubrosje ose ta ndërprisni këtë fazë, shtypni një buton çfarëdo ose rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit në një pozicion çfarëdo (me përjashtim të O ); pas kësaj, derën mund ta hapni menjëherë ose pas pak minutash, sipas modelit të pajisjes. (Gjithsesi, mos u përpiqni ta hapni derën në qoftë se është e bllokuar!) . 7. Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në pozicionin O për ta fikur pajisjen. 8.
Programet e larjes PROGRAMET E LARJES Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet COTTONS/LINEN (PAMBUK/LINO) 95° dhe 60° Larja kryesore - Shpëlarjet - Centrifugim i gjatë me shpejtësi centrifugimi maksimale Ngarkesa maks. 8 kg - Ngarkesa e reduktuar 4 kg 1) Të pambukta të bardha (rroba të ndotura shumë ose normalisht).
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet COTTONS / LINENS (PAMBUK/LINO) 60° - 40° - 30° Larja kryesore - Shpëlarjet - Centrifugim i gjatë me shpejtësi centrifugimi maksimale Ngarkesa maks.
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet DELICATES (DELIKATE) 40° - 30° Larje kryesore – Shpëlarje - Centrifugim i shkurtër me 1200 r.p.m. Ngarkesa maksimale 4 kg - Ngarkesa e reduktuar 2 kg Tekstile delikate: akrilike, viskoze, poliestër.
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet DRAIN (KULLIMI) Kullimi i ujit Ngarkesa maks. 8 kg Për të zbrazur ujin e shpëlarjes së fundit në programe ku është përzgjedhur ky opsion, dhe që përfundojnë duke lënë ujë në kazan. SPIN (CENTRIFUGIMI) Kullim dhe centrifugim i gjatë me shpejtësi centrifugimi maksimale Ngarkesa maks.
Programet e tharjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave ECONOMY (EKONOMIKE) 60° Larja kryesore - Shpëlarjet - Centrifugim i gjatë me shpejtësi centrifugimi maksimale Ngarkesa maks. 8 kg Të pambukta të bardha dhe me ngjyra të qëndrueshme . Ky program mund të përzgjidhet për rroba të pambukta me ndotje të lehtë ose normale. Temperatura do të ulet dhe koha e larjes do të zgjatet.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 23 Programe me kohë të matur Shkalla e tharjes Lloji i tekstilit Ngarkesa për tharje Shpejtësia e centrifugës Koha e sugjeruar e tharjes në minuta EXTRA DRY (THARJE EKSTRA) E përshtatshme për rroba që nuk kanë nevojë të hekurosen Rroba pambuku dhe të linjta (peshtamalle, peshqirë banjoje, etj.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme Heqja e njollave Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye, është e këshillueshme t'i trajtoni ato paraprakisht përpara larjes në lavatriçe. Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën në ujë me detergjent të posaçem më pas fërkojini me ujin me sapun.
Këshilla për Tharjen 25 Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e dhomëzës së detergjentit . Sasia e detergjentit që duhet përdorur Lloji dhe sasia e detergjentit varen edhe nga lloji i teshave, sasia e ngarkesës, nga shkalla e ndotjes së teshave si dhe nga fortësia e ujit të përdorur. Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë që duhet të përdorni.
Kujdesi dhe pastrimi Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi që mundëson përdorimin optimal të detergjentit të përqendruar. Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e dhomëzës së detergjentit . Etiketat e veshjeve Për tharjen, ndiqni të dhënat në etiketat e prodhuesit: = Mund të thahen në tharëse • = Tharje me temperaturë të lartë • = Tharje me temperaturë të ulur • = Mos i thani në tharëse.
Kujdesi dhe pastrimi 27 Larja e mirëmbajtjes Me përdorimin e larjeve me temperatura të ulëta, është e mundur që brenda në kazan të grumbullohen mbetje. Ju këshillojmë që të kryeni rregullisht larje mirëmbajtjeje. Për të realizuar një larje mirëmbajtjeje: • Kazani duhet të jetë pa tesha. • Përzgjidhni programin më të nxehtë të larjes së të pambuktave. • Përdorni një masë normale detergjenti, i cili duhet të jetë në trajtë pluhuri me përbërës biologjikë.
Kujdesi dhe pastrimi Programi: Programi i Shkurtër i të Pambuktave në një temperaturë maksimale dhe shtoni afërsisht 1/4 e gotës matëse me detergjent. Guarnicioni i derës Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e derës dhe objekte që mund të ngecin në pjesën e palosur.
Kujdesi dhe pastrimi 7. 8. 29 Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni pompën duke e rrotulluar në drejtim kundërorar dhe hiqni filtrin. Përdorni pinca, nëse është e nevojshme. Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së kapakut. Pastrojeni filtrin me ujë të rrjedhshëm, për të hequr papastërtitë e grumbulluara. Hiqni trupat e huaj dhe mbeturinat e fijeve nga foleja e filtrit dhe helika e pompës. 9.
Kujdesi dhe pastrimi Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit Në rast se pajisja nuk mbushet me ujë, kërkon shumë kohë për t'u mbushur, butoni i nisjes pulson me ngjyrë të verdhë ose ekrani (nëse ka një të tillë) afishon alarmin përkatës (shihni kapitullin “Si të veprojmë nëse...” për hollësi të mëtejshme), kontrolloni nëse filtrat e hyrjes së ujit janë bllokuar. Për të pastruar filtrat e hyrjes së ujit: 1. Mbyllni rubinetin e ujit. 2. Zhvidhosni zorrën nga rubineti. 3.
Si të veprojmë nëse… 31 Parandalim i formimit të brymës Nëse makina instalohet në një vend ku temperatura mund të bjerë poshtë 0°C, vazhdoni si më poshtë: 1. mbyllni tapën e ujit dhe zhvidhosni tubin e futjes së ujit nga tapa; 2. vendoseni skajin fundor të tubit të zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit të hyrjes mbi një enë të vendosur në dysheme dhe lëreni ujin të dalë; 3. vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit dhe ripoziciononi tubin e zbrazjes së urgjencës mbasi keni vendosur përsëri tapën.
Si të veprojmë nëse… Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja Makina larëse nuk fillon punën: Dera nuk është mbyllur. • Mbylleni derën mirë. Spina nuk është vendosur mirë në prizë. • Vendoseni spinën mirë në prizë. Në prizë nuk kalon rrymë e elektrike. • Kontrolloni rrjetin elektrik të shtëpisë tuaj. Siguresa kryesore ka rënë. • Zëvendësoni siguresën. Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur si duhet dhe butoni 7 nuk është shtypur. • Rrotullojeni çelësin përzgjedhës dhe shtypni butonin 7 përsëri.
Si të veprojmë nëse… Problemi 33 Shkaku i mundshëm/Zgjidhja Ka rrjedhur ujë në dysheme: Keni hedhur shumë detergjent ose po përdorni detergjent të papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë). • Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni një tjetër. Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga lidhjet e zorrës së hyrjes së ujit. Nuk është gjithmonë e thjeshtë ta dalloni një gjë të tillë pasi uji rrjedh poshtë nëpër tub; kontrolloni të shihni nëse është e lagur. • Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes të ujit.
Si të veprojmë nëse… Problemi Shkaku i mundshëm/Zgjidhja Pajisja dridhet ose bën zhurmë: Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe materialet e paketimit. • Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull. Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar • Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë. Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan. • Rishpërndani rrobat. Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë pak rroba. • Futni më shumë rroba në pajisje.
Të dhëna teknike 35 Nëse nuk jeni në gjendje ta identifikoni ose ta zgjidhni problemin, lidhuni me qendrën e shërbimit. Përpara se të telefononi, shënoni modelin, numrin serial dhe datën e blerjes së pajisjes tuaj: Qendra e Shërbimit do t’jua kërkojë këto të dhëna. TË DHËNA TEKNIKE Përmasat Gjerësia Lartësia Thellësia 60 cm 82 cm 63 cm Lidhja elektrike Tensioni - Fuqia e përgjithshme - Siguresa Të dhënat për lidhjen elektrike jepen në pllakën e specifikimeve në buzën e brendshme të derës së pajisjes.
Instalimi Programi Konsumi i energjisë (KWh) Konsumi i ujit (litra) Delikate 40° 0.53 67.7 Të leshta/ Larje me dorë 30° 0.32 64 Kohëzgjatja e programit (minuta) 1) «Programi me kursim energjie për të pambukta» në 60°C me ngarkesë 8 kg është programi të cilit i referohen të dhënat në etiketën e energjisë, në pajtim me normat EEC 92/75.
Instalimi 2. Hiqni kabllon e furnizimit me energji dhe zorrën e shkarkimit nga mbajtëset e zorrës në pjesën e pasme të pajisjes. 3. Zhvidhosni tre bulonat me çelësin bashkëngjitur pajisjes. 4. Rrëshqisni jashtë ndarësit plastik përkatës.
Instalimi 5. Hapni dritaren, nxirreni zorrën e hyrjes së ujit nga kazani dhe hiqni kallëpet prej bukëpeshku të futura në guarnicionin e derës. 6. Mbyllni vrimën më të vogël të sipërme dhe dy vrimat e mëdha me tapat plastike që do t'i gjeni në qeskën e manualit të përdorimit. 7. Lidhni tubin e futjes së ujit ashtu si përshkruhet në paragrafin "Tubi i hyrjes së ujit". Pozicionimi dhe nivelimi Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë.
Instalimi 39 Tubi i hyrjes së ujit dhe tubi i kullimit nuk duhet të përdridhet. Ju lutemi sigurohuni që kur pajisja të instalohet, të jetë lehtësisht e kapshme për inxhinierin në rast avarie. Nivelojeni me kujdes duke vidhosur këmbët e rregullueshme lart ose poshtë. Mos vendosni kurrë karton, dru apo materiale të ngjashme nën pajisje për të kompensuar një dysheme jo të sheshtë. Tubit i hyrjes së ujit Një tub i hyrjes së ujit vjen me pajisjen dhe mund të gjendet brenda kazanit të pajisjes.
Instalimi Pajisja e ndalimit të ujit Zorra e hyrjes vjen me një pajisje të bllokimit të ujit, e cila mbron kundër dëmtimit të shkaktuar nga rrjedhjet e ujit në zorrë e cila mund të vijë nga kalimi i kohës natyrale të zorrës. Ky defekt shfaqet nëpërmjet një seksioni të kuq në dritare "A" . Nëse kjo ndodh, mbyllni rubinetin e ujit dhe referojuni Qendrës së shërbimit për të zëvendësuar zorrën. A Kullimi i ujit Gryka e tubit të kullimit mund të lidhet në tre mënyra: 1.
Lidhja elektrike 41 Zorra e kullimit mund të zgjatet në një maksimum prej 4 metrash. Në Qendrën e Shërbimit mund të merrni një zorrë kullimi shtesë dhe një mekanizëm lidhës. LIDHJA ELEKTRIKE Të dhënat mbi lidhjen elektrike janë dhënë në pllakëzën e parametrave që ndodhet në pjesën e brendshme të derës së pajisjes. Kontrolloni që instalimet elektrike të shtëpisë tuaj mund të durojnë ngarkesën maksimale e parashikuar, duke patur parasysh edhe pajisje të tjera shtëpiake në përdorim.
Këshilla ekologjike Për të kursyer ujin, energjinë si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju këshillojmë të ndiqni këto këshilla: • Teshat me ndotje normale mund të lahen pa paralarje, për të kursyer kështu detergjentin, ujin dhe kohën (edhe ambienti mbrohet gjithashtu!). • Pajisja punon në mënyrë më ekonomike nëse është e mbushur plot. • Me një para-trajtim të përshtatshëm, njollat dhe pisllëku mund të hiqen nga teshat; më pas mund t'i lani teshat në një temperaturë më të ulët.
132951472-00-222010 www.aeg-electrolux.