User manual

Ky opsion këshillohet për teshat shumë të ndotura.
Opsioni STAIN (NJOLLA)
Përzgjidheni këtë opsion për të trajtuar me heqësin e njollave rroba shumë të ndotura
ose rroba me njolla (larje kryesore e tejzgjatur me fazë veprimi për njollat të optimizuar
në kohë). Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Ky opsion nuk mund të përdoret me temperaturë më të ulët se 40°C.
Nëse dëshironi të kryeni një program me opsionin për njolla, hidhni heqës njollash në
dhomëzën
.
Opsioni SENSITIVE (DELIKATE)
Po të përzgjidhni këtë opsion, intensiteti i larjes do të ulet. Pajisja shton një shpëlarje në
programet për të pambuktat dhe sintetiket. Simboli përkatës do të shfaqet në ekran.
Ky opsion nuk mund të përzgjidhet bashkë me opsionin Extra Rinse (Shpëlarje shtesë).
Ky opsion rekomandohet për rroba me ngjyra jo të qëndrueshme si dhe për rroba që
lahen shpesh.
Opsioni DAILY (PËRDITË)
Po të përzgjidhni këtë opsion, do të mund të modifikoni kohëzgjatjen e larjes, për rroba
që duhen larë përditë.
Ekrani do të afishojë simbolin përkatës dhe kohën e shkurtuar të larjes.
Për t’u përdorur për rroba me ndotje të përditshme.
Opsioni SUPER QUICK (SHUMË I SHPEJTË)
Po të përzgjidhni këtë opsion, do të mund të reduktoni kohëzgjatjen e larjes, për rroba
vetëm pak të ndotura.
Ekrani do të afishojë simbolin përkatës dhe kohën e shkurtuar të larjes. Për t'u përdorur
vetëm për rroba me shumë pak ndotje. Ju këshillojmë të ngarkoni më pak rroba për larje
se zakonisht.
Opsioni EXTRA RINSE (SHPËLARJE SHTESË)
Kjo pajisje është projektuar në mënyrë të tillë, që të kursejë ujë. Megjithatë, për njerëzit
me lëkurë shumë delikate (alergjikët ndaj detergjenteve) mund të jetë e nevojshme t’i
shpëlajnë teshat me një sasi më të madhe uji (shpëlarje shtesë). Simboli përkatës do të
shfaqet në ekran dhe ky opsion do të jetë aktiv vetëm për programin e përzgjedhur të larjes.
Nëse dëshironi ta aktivizoni këtë opsion përgjithnjë, shtypni njëkohësisht butonat 2 dhe
3 për pak sekonda: simboli përkatës do të shfaqet në ekran. Nëse dëshironi ta anuloni,
shtypni të njëjtët butona derisa simboli të zhduket.
Përzgjidhni START/PAUSE (butoni 7)
Për të nisur programin e përzgjedhur, shtypni butonin 7 , drita përkatëse treguese e kuqe
ndalon së pulsuari.
Simboli DOOR (DERA) do të shfaqet në ekran për të treguar që pajisja ka filluar punën
dhe dera është kyçur.
Për të ndërprerë një program që është duke u kryer, shtypni butonin 7 : drita përkatëse
treguese e kuqe do të fillojë të pulsojë.
Për të rifilluar programin nga momenti kur u ndërpre, shtypni butonin 7 përsëri. Nëse
keni zgjedhur shtyrjen e programit, pajisja do të fillojë numërimin mbrapsht.
Përdorimi I përditshëm
13