User manual

7. Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni
pompën duke e rrotulluar në drejtim
kundërorar dhe hiqni filtrin. Përdorni
pinca, nëse është e nevojshme. Mbani
gjithmonë një leckë pranë për të fshirë
çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së kapakut.
Pastrojeni filtrin me ujë të rrjedhshëm,
për të hequr papastërtitë e grumbulluara.
8. Hiqni trupat e huaj dhe mbeturinat e
fijeve nga foleja e filtrit dhe helika e
pompës.
9. Kontrolloni me kujdes nëse helika e
pompës rrotullohet (duhet të
rrotullohet me kërcime). Në qoftë se
nuk rrotullohet, lidhuni me Qendrën e
Shërbimit.
10. Vendoseni përsëri tapën në zorrën
zbrazëse të urgjencës dhe vëreni zorrën
në vendin e vet.
11. Rivendoseni filtrin në pompë duke e
kaluar me kujdes në udhëzuesit.
Shtrëngojeni pompën në vend, duke e
rrotulluar në drejtim orar.
12. Vëreni gjuhëzën në vend dhe mbyllni
derën e pompës.
PARALAJMËRIM
Kur pajisja është në përdorim dhe në varësi të programit të përzgjedhur, në pompë mund
të ketë ujë të nxehtë.
Prandaj mos e çmontoni asnjëherë pompën gjatë një cikli larjeje, por prisni gjithmonë
derisa pajisja të ketë përfunduar ciklin dhe të jetë zbrazur nga uji. Kur rivendosni
mbulesën e pompës, sigurohuni që të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhje si
dhe që fëmijët e vegjël të mos e heqin dot nga vendi.
Kujdesi dhe pastrimi
29