Lavamat 14950 A Udhëzimet për përdorim Makinë larëse-tharëse
Përmbajtja Faleminderit që keni zgjedhur një nga produktet tona me cilësi të lartë. Për të siguruar efektshmëri optimale dhe të vazhdueshme me pajisjen tuaj shtëpiake ju lutemi lexoni me kujdes këtë manual udhëzimi. Ai do t'ju mundësojë që të kontrolloni të gjitha proceset në mënyrë të përkryer dhe të efektshme. Për t’iu referuar këtij manuali sa herë që keni nevojë, ne ju rekomandojmë ta mbani atë në një vend të sigurt. Dhe ju lutemi kalojeni atë te çdo pronar i ardhshëm i pajisjes shtëpiake.
Të dhëna për sigurinë KUJDESI DHE PASTRIMI Zbutja e ujit Pas çdo larjeje Larja e mirëmbajtjes Pastrimi i jashtëm Sirtari i detergjentit Kazani i larjes Guarnicioni i derës Pompa e zbrazjes Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit Parandalim i formimit të brymës Zbrazja e emergjencës SI TË VEPROJMË NËSE… TË DHËNA TEKNIKE VLERAT E KONSUMIT UDHËZIME PËR INSTALIMIN 27 27 27 27 27 28 28 29 29 31 32 32 32 36 37 37 AKSESORËT E VEÇANTË PËR INSTALIM Seti i këmbëve prej gome (4055126249) Seti i pllakës fiksuese (40551
Të dhëna për sigurinë • Gjatë programeve të larjes me temperaturë të lartë, dera xhami i derës së pajisjes mund të nxehet. Mos e prekni! • Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake dhe fëmijët të mos futen në kazan. Për ta shmangur këtë, ju lutemi kontrollojeni kazanin përpara se të përdorni pajisjen. • Çdo objekt, si monedha, paramane, gozhdë, vidha, guriçka apo çdo material tjetër i fortë dhe i mprehtë mund të shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që nuk duhet vendosur të pajisje.
Të dhëna për sigurinë 5 • Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe zinxhirët të jenë të mbërthyer. Shmangni larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo të grisura si dhe trajtojini paraprakisht njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi, ndryshk dhe barishte, përpara se t'i lani ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të lahen në pajisje. • Teshat që janë ndotur me nënprodukte të naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në pajisje.
Përshkrim i produktit PËRSHKRIM I PRODUKTIT Pajisja juaj e re përputhem me gjithë kriteret bashkëkohore për trajtimin efektiv të teshave me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti. Sistemi i RI JET ju lejon përdorimin e plotë të detergjentit dhe pakëson konsumin e ujit duke kursyer kështu energji.
Paneli I kontrollit 7 PANELI I KONTROLLIT Më poshtë jepet një pamje e panelit të kontrollit. Në të ndodhet çelësi përzgjedhës i programit, butonat dhe ekrani. Këto paraqiten me numrat përkatës në faqet në vijim.
Ekrani -3KG Larje me dorë Të mëndafshtat 20 MIN. -3 KG Shtyrja e programit Intensive e shpejtë EKRANI 9.1 9.2 9.3 9.4 9.9 9.8 9.5 9.6 9.7 9.1 - Treguesi i shpejtësisë së centrifugimit, RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM) , NIGHT CYCLE (CIKLI I NATËS) simbolet , 9.
Përdorimi i parë 9 Vonimi i përzgjedhur (20 orë maksimum), i cilësuar duke shtypur butonin përkatës, ), pastaj afishohet kohëzgjatja e afishohet në ekran për pak sekonda (për shembull programit të përzgjedhur më parë. Simboli DELAY START (SHTYRJA E PROGRAMIT) do të afishohet në ekran. Zgjatja e vonimit do të reduktohet me nga një njësi për çdo orë dhe më pas, kur mbetet vetëm 1 orë, për çdo minutë.
Përdorimi I përditshëm Mekanizmi i sigurisë për fëmijët Ky mekanizëm ju lejon ta lini pajisjen vetëm, pa u shqetësuar se fëmijët mund të lëndohen apo të dëmtojnë pajisjen. Funksioni mbetet aktiv edhe kur makina larëse nuk është në punë. Këtë opsion mund ta cilësoni në dy mënyra të ndryshme: • Para se të shtypni butonin 7: do të jetë e pamundur të ndizni pajisjen. • pasi të shtypni butonin 7: do të jetë e pamundur të ndryshoni çdo program ose opsion tjetër.
Përdorimi I përditshëm 2. 11 Nëse është e nevojshme, hidheni zbutësin e rrobave në dhomëzën e shënuar si (sasia e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën MAX në sirtar). Mbylleni sirtarin me kujdes. Përzgjidhni programin e dëshiruar duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programit (1) Ju mund të zgjidhni programin e duhur për çdo lloj rrobash duke ndjekur përshkrimet në tabelat e programeve të larjes (Shihni «Programet e larjes»).
Përdorimi I përditshëm RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM): kur e përzgjidhni këtë opsion, uji i shpëlarjes së fundit nuk kullohet krejt, për të mos lejuar që rrobat të zhubrosen. Në fund të programit, në ekran do të afishohen simboli pulsues dhe simboli RINSE HOLD (SHPËLARJE ME PUSHIM), ndërsa simboli DOOR (dera e kyçur) do të mbetet i ndezur dhe drita treguese e butonit 7 do të fiket. Dera mbetet e bllokuar, për t'ju treguar se në kazan ka ende ujë për t'u zbrazur.
Përdorimi I përditshëm 13 Opsioni STAIN (NJOLLA) Përzgjidheni këtë opsion për të trajtuar me heqësin e njollave rroba shumë të ndotura ose rroba me njolla (larje kryesore e tejzgjatur me fazë veprimi për njollat të optimizuar në kohë). Simboli përkatës do të shfaqet në ekran. Ky opsion nuk mund të përdoret me temperaturë më të ulët se 40°C. Nëse dëshironi të kryeni një program me opsionin për njolla, hidhni heqës njollash në .
Përdorimi I përditshëm Po të përzgjidhni një opsion jokorrekt, drita treguese e verdhë e butonit 7 do të pulsojë 3 herë dhe mesazhi Err (gabim) do të afishohet për pak sekonda. Përzgjidhni DELAY START (SHTYRJE E PROGRAMIT) (butoni 8) Simboli përkatës do të shfaqet në ekran Me anë të këtij butoni, mund ta shtyni programin e larjes me 30 min – 60 min – 90 min, 2 orë dhe më pas me nga 1 orë deri në një maksimum prej 20 orësh.
Anulimi i një programi Rrotullojeni çelësin përzgjedhës në për të anuluar një program që është duke u kryer. Tani mund të përzgjidhni një program të ri. Hapja e derës pasi të ketë filluar programi Kur pajisja është duke punuar dhe gjatë kohës së shtyrjes së programit, dera mbetet e bllokuar. Nëse ju duhet ta hapni derën për ndonjë arsye, vendoseni më parë pajisjen në pauzë duke shtypur butonin 7. • Kur simboli DERA zhduket nga ekrani, kjo do të thotë se dera mund të hapet.
Përdorimi - Tharja PËRDORIMI - THARJA Vetëm tharje Sasia e këshilluar e ngarkesës është 4 kg për rroba të pambukta dhe linoje, dhe 3 kg për rroba sintetike. Po të shtypni butonin Drying Time (Koha e tharjes) mund të thani deri në 6 kg rroba pambuku (shihni tabelën «Programi i tharjes»). Rubineti i ujit duhet të jetë i hapur dhe zorra e shkarkimit duhet të jetë vendosur në lavaman ose të jetë lidhur me tubin shkarkues. 1. Futni rrobat në pajisje. 2.
Përdorimi - Tharja 6. 17 vetëm pjesërisht. Në ato raste të rralla kur në fund të ciklit rrobat mbeten disi të njoma, ju sugjerojmë të hapni teshat e mbledhura shuk, t’i rishpërndani në kazan në mënyrë të njëtrajtshme dhe të zgjidhni një cikël të mëtejshëm tharjeje prej 20-30 minutash. Në fund të programit të tharjes do të dëgjohet një sinjal akustik. Një « 0» pulsuese do të afishohet në ekran. Në këtë pikë do të fillojë një fazë kundër zhubrosjes e cila zgjat rreth 10 minuta.
7. 8. Në fund të programit, ndiqni udhëzimet e dhëna në kapitullin e mëparshëm përkatës. Nxirrni rrobat nga pajisja. Push në rroba Gjatë FAZËS SË LARJES DHE/OSE THARJES, disa lloje pëlhurash, si ato prej sfungjeri, leshi, pëlhurat e trikove, mund të lëshojnë push. Pushi i lëshuar mund të ngjitet me rrobat gjatë ciklit tjetër të larjes. Ky disavantazh rritet me pëlhurat industriale.
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet 40 - 60 MIX 40° Larja kryesore - Shpëlarjet - Centrifugim i gjatë me shpejtësi centrifugimi maksimale Ngarkesa maks. 8 kg Të pambukta të bardha dhe me ngjyra Ky program mund të përdoret me rroba që duhen larë në 40°C ose 60°C veçmas. Mund të futni në kazan ngarkesë maksimale për të kursyer energji dhe ujë.
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet SYNTHETICS (SINTETIKE) 60° - 50° - 40° - 30° Larje kryesore – Shpëlarje - Centrifugim i shkurtër me 1200 r.p.m. Ngarkesa maks. 4 kg - Ngarkesa e reduktuar 2 kg Tekstile sintetike ose të përziera: ndërresa, rroba me ngjyra, këmisha që nuk hyjnë, bluza.
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet WOOL PLUS (LESH PLUS) (LARJE ME DORË) 30°- Ujë i ftohtë Larje kryesore – Shpëlarje - Centrifugim i shkurtër me 1200 r.p.m. Ngarkesa maks. 2 kg Programi i larjes për të leshta që lahen në makinë si dhe për të leshta që lahen me dorë dhe tekstile delikate. Shënim: Një rrobë e vetme ose e rëndë mund të shkaktojë çekuilibrim.
Programet e larjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave Opsionet SPIN (CENTRIFUGIMI) Kullim dhe centrifugim i gjatë me shpejtësi centrifugimi maksimale Ngarkesa maks. 8 kg Centrifugim i veçantë për rroba pambuku të lara me dorë dhe pas programeve ku keni përzgjedhur opsione të tilla që e lënë ujin në kazan në përfundim të programit. Para se të përzgjidhni këtë program, .
Programet e tharjes Programi – Temperatura maksimale dhe minimale – Përshkrimi i ciklit – Ngarkesa maksimale e rrobave – Lloji i rrobave 23 Dhomëza e detergjentit Opsionet = OFF (FIKUR) Për të anuluar programin në proces ose për ta fikur pajisjen. 1) Nëse zgjidhni opsionin Super Quick (Shumë e Shpejtë) duke shtypur butonin 5, rekomandojmë që të reduktoni ngarkesën maksimale siç tregohet. Gjithsesi, është e mundur edhe ngarkesa e plotë me rezultate disi më të dobëta pastrimi.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme Shkalla e tharjes GATI PËR SIRTAR E përshtatshme për rroba që nuk kanë nevojë të hekurosen THARJE PËR HEKUROSJE E përshtatshme për hekurosje Lloji i tekstilit Ngarkesa për tharje Shpejtësia e centrifugës Koha e sugjeruar e tharjes në minuta Tekstile sintetike dhe të përziera (pulovra, bluza, ndërresa, të linjta shtëpiake) 3 kg 1 kg 1200 105-115 40-50 Pambuk dhe të linjta (çarçafë, mbulesa tavoline, këmishë, etj.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 25 Njolla balte: trajtojini me zbardhues, shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën). Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën). Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk): njomeni me aceton 1), vendoseni teshën mbi një leckë të butë dhe lyejeni bojën. Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër, më pas trajtojini njollat me tretës boje.
Këshilla për Tharjen Shkallët e fortësisë së ujit Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj mund të merrni pranë kompanisë së ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale. Nëse shkalla e fortësisë së ujit është mesatare ose e lartë ne u sugjerojmë të shtoni zbutës uji duke ndjekur gjithmonë udhëzimet e prodhuesit. Kur shkalla e fortësisë është e butë, rirregulloni sasinë e detergjentit.
Kujdesi dhe pastrimi 27 Kohëzgjatja e ciklit të tharjes Koha e tharjes mund të ndryshojë në varësi të: • shpejtësisë së shtrydhjes përfundimtare • shkallës së nevojshëme për tharjen (tharje për hekur, tharje për dyqan) • lloji i teshave • pesha e ngarkesës . Për kohën mesatare të tharjes për një tharje me kohë do të lexoni në kapitullin "Programet e tharjes". Përvoja do t'ju ndihmojë të thani teshat tuaja në një mënyrë më të përshtatshme, sipas llojeve të ndryshme të teshave.
Kujdesi dhe pastrimi Mos përdorni tretës boje, zbutës apo produkte të ngjashme për të pastruar pjesën e jashtme. Sirtari i detergjentit Sirtari i dhomëzës së detergjentit duhet të pastrohet rregullisht. 1. Hiqni sirtarin e dhomëzës së detergjentit duke e tërhequr atë fort. 2. Hiqni futësin e sirtarit nga dhomëza e mesit. 3. Pastroni të gjitha pjesët me ujë. 4. Vendoseni futësin e sirtarit sa mund të shkojë, me qëllim që të zërë vend si duhet. 5. 6.
Kujdesi dhe pastrimi 29 Guarnicioni i derës Kontrollojeni herë pas here guarnicionin e derës dhe objekte që mund të ngecin në pjesën e palosur. Pompa e zbrazjes Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe veçanërisht nëse: • pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk centrifugon; • pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë zbrazjes së ujit, për shkak të pranisë së sendeve të tilla si paramane, monedha, etj. që bllokojnë pompën; • ka një problem me zbrazjen e ujit (shihni kapitullin "Çfarë duhet bërë nëse...
Kujdesi dhe pastrimi 7. 8. Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni pompën duke e rrotulluar në drejtim kundërorar dhe hiqni filtrin. Përdorni pinca, nëse është e nevojshme. Mbani gjithmonë një leckë pranë për të fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së kapakut. Pastrojeni filtrin me ujë të rrjedhshëm, për të hequr papastërtitë e grumbulluara. Hiqni trupat e huaj dhe mbeturinat e fijeve nga foleja e filtrit dhe helika e pompës. 9.
Kujdesi dhe pastrimi 31 Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit Në rast se pajisja nuk mbushet me ujë, kërkon shumë kohë për t'u mbushur, butoni i nisjes pulson me ngjyrë të verdhë ose ekrani (nëse ka një të tillë) afishon alarmin përkatës (shihni kapitullin “Si të veprojmë nëse...” për hollësi të mëtejshme), kontrolloni nëse filtrat e hyrjes së ujit janë bllokuar. Për të pastruar filtrat e hyrjes së ujit: 1. Mbyllni rubinetin e ujit. 2. Zhvidhosni zorrën nga rubineti. 3.
Si të veprojmë nëse… Parandalim i formimit të brymës Nëse makina instalohet në një vend ku temperatura mund të bjerë poshtë 0°C, vazhdoni si më poshtë: 1. mbyllni tapën e ujit dhe zhvidhosni tubin e futjes së ujit nga tapa; 2. vendoseni skajin fundor të tubit të zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit të hyrjes mbi një enë të vendosur në dysheme dhe lëreni ujin të dalë; 3. vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit dhe ripoziciononi tubin e zbrazjes së urgjencës mbasi keni vendosur përsëri tapën.
Si të veprojmë nëse… Problemi 33 Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja Lavatriçja nuk fillon punën: Dera nuk është mbyllur. • Mbylleni derën mirë. Spina nuk është futur mirë në prizë. • Vendoseni spinën mirë në prizë. Nuk ka rrymë në prizë. • Kontrolloni instalimet elektrike të shtëpisë suaj. Siguresa kryesore është djegur. • Zëvendësoni siguresën. Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur mirë në pozicion dhe butoni 7 nuk është shtypur.
Si të veprojmë nëse… Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja Pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk centrifugon: Tubi i shkarkimit të ujit është shtypur ose përthyer. • Kontrolloni lidhjen e tubit të shkarkimit të ujit. Filtri i shkarkimit është bllokuar. • Pastroni filtrin e shkarkimit. Keni përzgjedhur një opsion ose program që mbaron me ujin akoma në kazan ose që i mënjanon të gjitha fazat e centrifugimit. • Përzgjidhni programin e shkarkimit ose të centrifugimit.
Si të veprojmë nëse… Problemi 35 Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja Dera nuk hapet: Programi është ende duke u kryer. • Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes. Nuk është zhbllokuar ende bllokimi i derës. • Prisni derisa simboli 9.4të jetë fikur. Në kazan ka ujë. • Përzgjidhni programin e shkarkimit ose të centrifugimit për të zbrazur ujin. Pajisja dridhet ose bën zhurmë: Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe materialet e paketimit. • Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull.
Të dhëna teknike Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja Pajisja bën një zhurmë të pazakontë: Pajisja është e pajisur me një lloj motori që bën një zhurmë të pazakontë, në krahasim me atë të motorëve të tjerë tradicionalë. Ky lloj i ri motori siguron një fillim më të lehtë dhe një shpërndarje më të mirë të rrobave në kazan gjatë centrifugimit, si dhe rrit qëndrueshmërinë e pajisjes.
Vlerat e konsumit Presioni i furnizimit me ujë Minimumi Maksimumi 37 0,05 MPa 0,8 MPa Niveli i mbrojtjes kundër hyrjes së grimcave të ngurta dhe lagështisë IPX4 Ngarkesa maksimale Pambuk 8 kg Ngarkesa maksimale për tharje Pambuk Kapaciteti maksimal për të pambuktat Sintetike 4 kg 6 kg 3 kg Shpejtësia e centrifugimit Maksimumi 1400 rpm VLERAT E KONSUMIT Fazat Konsumi i energjisë (KWh) Konsumi i ujit (litra) Të pambuktat e bardha 95° 2.5 62 Të pambukta 60° 1.
Instalimi Montoni këmbët prej gome për të parandaluar dridhjet, zhurmat dhe zhvendosjen e pajisjes gjatë punës. Lexoni me kujdes manualin që do të gjeni bashkë me veglat e instalimit. Seti i pllakës fiksuese (405517114) I disponueshëm nga shitësi i autorizuar. Nëse instaloni pajisjen mbi një plintë, sigurojeni pajisjen në pllakat fiksuese. Lexoni manualin që do të gjeni bashkë me setin e instalimit.
Instalimi 3. Zhvidhosni tre bulonat me çelësin bashkëngjitur pajisjes. 4. Rrëshqisni jashtë ndarësit plastik përkatës. 5. Hapni dritaren, nxirreni zorrën e hyrjes së ujit nga kazani dhe hiqni kallëpet prej bukëpeshku të futura në guarnicionin e derës.
Instalimi 6. 7. Mbyllni vrimën më të vogël të sipërme dhe dy vrimat e mëdha me tapat plastike që do t'i gjeni në qeskën e manualit të përdorimit. Lidhni tubin e futjes së ujit ashtu si përshkruhet në paragrafin "Tubi i hyrjes së ujit". Pozicionimi dhe nivelimi Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë. Sigurohuni që qarkullimi i ajrit rreth e qark pajisjes së mos pengohet nga tapete, qilima, etj. Para se ta vendosni mbi pllaka të vogla, vendosni veshje prej gome.
Instalimi 1. 2. Hapni dritaren anësore dhe zbërtheni tubin e futjes së ujit. Lidhni tubin me lidhjen këndore te pajisja. Mos e vendosni zorrën e hyrjes së ujit të kthyer nga poshtë. Anojeni zorrën majtas apo djathtas në varësi të pozicionit të rubinetit të ujit. 3. Vendoseni zorrën si duhet duke liruar vidhën unazë. Mbas pozicionimit të zorrës së hyrjes, sigurohuni të shtrëngoni përsëri vidhën unazë për të parandaluar rrjedhjet. 4. Lidheni zorrën në një rubinet me një diametër 3/4.
Instalimi Pajisja e ndalimit të ujit Zorra e hyrjes vjen me një pajisje të bllokimit të ujit, e cila mbron kundër dëmtimit të shkaktuar nga rrjedhjet e ujit në zorrë e cila mund të vijë nga kalimi i kohës natyrale të zorrës. Ky defekt shfaqet nëpërmjet një seksioni të kuq në dritare "A". Nëse kjo ndodh, mbyllni rubinetin e ujit dhe referojuni Qendrës së shërbimit për të zëvendësuar zorrën. A Kullimi i ujit Gryka e tubit të kullimit mund të lidhet në tre mënyra: 1.
Lidhja elektrike 43 Zorra e kullimit mund të zgjatet në një maksimum prej 4 metrash. Në Qendrën e Shërbimit mund të merrni një zorrë kullimi shtesë dhe një mekanizëm lidhës. LIDHJA ELEKTRIKE Të dhënat mbi lidhjen elektrike janë dhënë në pllakëzën e parametrave që ndodhet në pjesën e brendshme të derës së pajisjes. Kontrolloni që instalimet elektrike të shtëpisë tuaj mund të durojnë ngarkesën maksimale e parashikuar, duke patur parasysh edhe pajisje të tjera shtëpiake në përdorim.
Këshilla ekologjike Për të kursyer ujin, energjinë si dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e ambientit, ju këshillojmë të ndiqni këto këshilla: • Teshat me ndotje normale mund të lahen pa paralarje, për të kursyer kështu detergjentin, ujin dhe kohën (edhe ambienti mbrohet gjithashtu!). • Pajisja punon në mënyrë më ekonomike nëse është e mbushur plot. • Me një para-trajtim të përshtatshëm, njollat dhe pisllëku mund të hiqen nga teshat; më pas mund t'i lani teshat në një temperaturë më të ulët.
132951473-A-032012 www.aeg.