User manual

Njolla balte: trajtojini me zbardhues, shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra
që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me ngjyra
që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk): njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën mbi një
leckë të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër, më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent, shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose citrik,
e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës, lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më pas me
acid acetik; trajtojini çdo shenja të mbetura mbi teshat e bardha, me zbardhues dhe më pas
shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më pas
fërkojeni me pastë detergjente.
Detergjentet dhe produktet suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi i
saktë i sasive, për të shmangur shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht, detergjentet përmbajnë substanca, të cilat në sasi
mëdha mund të çrregullojnë ekuilibrin delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm varet edhe nga lloji i teshave (delikate, të leshta, të
pambukta, etj.), nga ngjyra, nga temperatura e larjes si dhe nga shkalla e ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren në
këtë pajisje:
detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha llojet e teshave
detergjentet në trajtë pluhuri për teshat delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht për programe me temperatura të ulëta (60°C
maksimumi) për të gjitha llojet e teshave, ose të posaçme vetëm për të leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme të
sirtarit, përpara se të filloni programin e larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e tejkaloni
shenjën "MAX" në sirtarin e dhomëzës së detergjentit.
Sasia e detergjentit që duhet përdorur
Lloji dhe sasia e detergjentit varen edhe nga lloji i teshave, sasia e ngarkesës, nga shkalla e
ndotjes së teshave si dhe nga fortësia e ujit të përdorur.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të produktit lidhur me sasitë që duhet të përdorni.
Përdorni më pak detergjent, nëse:
po lani një sasi të vogël teshash
teshat nuk janë shumë të ndotura
formohet shumë shkumë gjatë larjes.
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 25