User manual

Pastrimi i filtrit të hyrjes së ujit
Nëse vini re se pajisja kërkon më shumë kohë për
t'u mbushur, kontrolloni që filtri në tubin e futjes
së ujit të mos bllokohet.
1. Mbyllni rubinetin e ujit.
2. Zhvidhosni tubin nga tapa.
3. Pastroni filtrin në tub me një furçë të fortë.
4. Vidhosni tubin përsëri te tapa.
Parandalim i formimit të brymës
Nëse makina instalohet në një vend ku temperatura mund të bjerë poshtë 0°C, vazhdoni si
më poshtë:
1. mbyllni tapën e ujit dhe zhvidhosni tubin e futjes së ujit nga tapa;
2. vendoseni skajin fundor të tubit të zbrazjes së urgjencës dhe atë të tubit të hyrjes mbi
një enë të vendosur në dysheme dhe lëreni ujin të dalë;
3. vidhosni përsëri tubin e futjes së ujit dhe ripoziciononi tubin e zbrazjes së urgjencës
mbasi keni vendosur përsëri tapën.
Duke e bërë këtë, i gjithë uji që mbetet në pajisje del, duke shmangur formimin e akullit
dhe si rrjedhim dëmtimin ndaj pajisjes.
Kur e përdorni pajisjen përsëri, sigurohuni që temperatura e ambientit të jetë mbi 0°C.
Zbrazja e emergjencës
Nëse uji nuk zbrazet, veproni si më poshtë për të zbrazur pajisjen:
1. hiqni spinën nga priza e korrentit;
2. mbyllni rubinetin e ujit;
3. nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur;
4. hapni derën e pompës;
5. Vendosni një tas në dysheme dhe vendosni fundin e tubit të zbrazjes së urgjencës në
tas. Hiqni kapakun. Uji duhet të kullojë në tas si pasojë e forcës së gravitetit. Kur tasi
është mbushur plot, vendosni sërish kapakun në tub. Zbrazni tasin. Përsëriteni
procedurën derisa të mos derdhet më ujë nga zorra;
6. pastrojeni pompën nëse është e nevojshme në mënyrën e sipër përshkruar;
7. zëvendësoni tubin e zbrazjes së urgjencës në vendin e vet mbasi e keni futur atë;
8. vidhosni përsëri pompën dhe mbyllni derën.
Si të veprojmë nëse…
Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka
mund të zgjidhet lehtë pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier. Përpara se të kontaktoni
Qendrën lokale të Shërbimit, ju lutemi të kryeni kontrollet e mëposhtme.
Si të veprojmë nëse…
27