User manual
Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja
Pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk shtrydh:
Zorra e kullimit të ujit është shtypur ose
përthyer.
• Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit.
Filtri i kullimit është bllokuar.
• Pastroni filtrin e kullimit.
Një opsion ose program që mbaron me ujin
akoma në vaskë ose që eliminon të gjitha fazat
e rrotullimit është zgjedhur.
• Përzgjidhni programin e kullimit ose të
shtrydhjes.
Teshat nuk janë shpërndarë mirë brenda në
kazan.
• Rishpërndani mirë teshat.
Në dysheme ka rrjedhur ujë:
Keni vënë shumë detergjent ose detergjent të
papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë).
• Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni
një tjetër.
Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga një nga zorrët
e hyrjes së ujit. Nuk është gjithmonë e thjeshtë
ta dalloni një gjë të tillë pasi uji rrjedh poshtë
nëpër tub; kontrolloni nëse tubi është i njomë.
• Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes të ujit.
Zorra e kullimit apo ajo e hyrjes së ujit është
dëmtuar.
• Zëvendësojeni atë me një të re.
Kapaku në filtër nuk është zëvendësuar ose filtri
nuk është vidhosur si duhet mbas veprimeve të
pastrimit.
• Rivendosni kapakun në filtër ose vidhoseni
filtrin plotësisht në vendin e tij.
Rezultate të pakënaqshme larjeje:
Është përdorur shumë pak detergjent ose
detergjent i papërshtatshëm.
• Rrisni sasinë e detergjentit ose përdorni një
tjetër.
Njollat e vështira nuk janë trajtuar paraprakisht
përpara larjes.
• Përdorni produkte të tregut për të trajtuar
njollat e vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e saktë.
• Kontrolloni nëse keni zgjedhur ose jo
temperaturën e saktë.
Ngarkesa e teshave është shumë e madhe.
• Zvogëloni ngarkesën e teshave.
Si të veprojmë nëse…
29