User manual

Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse kablli i ushqimit, paneli i kontrollit, sipërfaqja ose
bazamenti i pajisjes janë të dëmtuara në mënyrë të tillë që brendësia e lavatriçes është
lehtësisht e arritshme.
Siguria për fëmijët
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të cilëve, ose mungesa e përvojës dhe njohurive
i pengon ata të përdorin pajisjen me siguri pa mbikqyrjen ose udhëzimet e një personi
përgjegjës, për të siguruar që ata e përdorin pajisjen me siguri.
Pjesët e paketimit (si p.sh. fletët plastike, bukëpeshku) mund të jenë të rrezikshme për
fëmijët - rrezik asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
Sigurohuni që fëmijët ose kafshët shtëpiake
të mos futen brenda në kazan. Për të
shmangur rrezikun e bllokimit brenda
çikrikut të fëmijëve ose kafshëve shtëpiake,
pajisja ka një mekanizëm të posaçëm. Për ta
aktivizuar këtë mekanizëm, rrotullojeni në
drejtim orar butonin (pa e shtypur) brenda
derës derisa gjuhëza të jetë horizontalisht.
Nëse është e nevojshme përdorni një
monedhë. Për ta çaktivizuar këtë mekanizëm
dhe për të rimundësuar hapjen e derës,
rrotulloni butonin në drejtim kundër orar
derisa kanali të vijë vertikalisht.
Përshkrim i produktit
Pajisja juaj e re përputhem me gjithë kriteret bashkëkohore për trajtimin efektiv të teshave
me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti.
Sistemi i RI JET ju lejon përdorimin e plotë të detergjentit dhe pakëson konsumin e ujit duke
kursyer kështu energji.
1
6
5
4
3
2
Përshkrim i produktit
5