User manual
Përdorimi i parë
• Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato hidraulike të jenë në përputhje me udhëzimet e
instalimit.
• Nxirrni kallëpin e bukëpeshkut dhe çdo material tjetër nga kazani.
• Përpara larjes së parë, kryeni një cikël të pambuktash në temperaturën më të lartë të
mundshme por pa futur asnjë teshë në pajisje, për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga kazani dhe çikriku. Hidhni 1/2 e masës së detergjentit në dhomëzën e larjes kryesore
dhe ndizni pajisjen.
Përzgjedhja e gjuhës
Kur ndizni pajisjen për herë të parë, duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programeve 1 ,
duhet të regjistroni gjuhën që preferoni. Kur pajisja ndizet përsëri të gjitha mesazhet në
ekran do të shfaqen në këtë gjuhë.
Nëse në ekran nuk shfaqet asnjë gjuhë, pajisja është ndezur tashmë njëherë Në këtë rast,
nëse dëshironi të ndryshoni përzgjedhjen e gjuhës, shtypni njëkohësisht butonat 2 dhe 3
për afro 6 sekonda për të aktivizuar gjuhën e menysë.
Duke shtypur butonin 4 ju mund të shikoni të gjitha gjuhët e disponueshme.
Ekrani kërkon të shtypet butoni 5 për të konfirmuar gjuhën dhe pastaj butonin 4 për të
ndryshuar përzgjedhjen.
Shtypni butonin 5 për të konfirmuar zgjedhjen tuaj.
Regjistrimi i orës ditore
Pas gjuhës së dëshiruar, duhet të regjistroni orën ditore përpara larjes së parë. Mos harroni
të ndryshoni orën sipas ndryshimit të orës apo orës diellore.
Përzgjedhja e ORËS ju mundëson të modifikoni/regjistroni orën aktuale. Është e
rëndësishme ta mbani atë të përditësuar pasi Koha e PËRFUNDIMIT të Ciklit në proces varet
prej saj.
Për të vendosur orën shtypni vazhdimisht butonin 4 për të zgjedhur menynë e cilësimeve
(SETTINGS) dhe konfirmuar zgjedhjen tuaj duke shtypur butonin 5 .
Me një shtypje të vetme dhe të shkurtër të butonit 4 , orët mund të rregullohen.
Shtypni butonin 5 për ta konfirmuar atë. Përsërisni veprimin e mëparshëm për vendosjen
e minutave.
Nëse pajisja është ndezur një herë, referojuni fillimit të kapitullit "Personalizimi".
Personalizimi
Kjo pajisje është e pajisur me një meny që quhet cilësimet e që ju mundëson të modifikoni
cilësimet e fabrikës sipas dëshirës.
Kur ndizni pajisjen, duke rrotulluar çelësin përzgjedhës të programeve, shtypni butonin 4
për të aktivizuar menynë OPSIONET . Duke i shtypur sërish të njëjtin buton, mund të lëvizni
nëpër gjithë opsionet e disponueshme, derisa të gjeni menynë CILËSIMET . Shtypni butonin
10
Përdorimi i parë










