User manual

Rrotullojeni çelësin e zgjedhjes së programeve në programin e dëshiruar. Zgjedhësi i
programit përcakton llojin e ciklit të larjes (p.sh. niveli i ujit, lëvizja e kazanit, numri i
shpëlarjeve) dhe temperaturën e larjes sipas llojit të teshave.
Drita treguese e butonit 7 fillon të pulsojë dhe ekrani shfaq emrin e programit dhe
kohëzgjatjen e programit të zgjedhur.
Çelësi përzgjedhës mund të rrotullohet si në drejtim orar ashtu edhe kundër-orar.
Poziciononi
për të Fikur pajisjen.
Në përfundim të programit, çelësi përzgjedhës duhet të kthehet në pozicionin
,
për të fikur pajisjen.
KUJDES
Nëse kaloni çelësin e zgjedhjes së programit në një program tjetër kur pajisja është në punë,
mesazhi "Ju lutemi kalojeni çelësin e programit në pozicionin e fundit të
përdorur" do të shfaqet në ekran.
Për të ndryshuar një program në punë ju lutemi referojuni "Ndryshimi i një opsioni ose
kryerja e një programi".
Sensori i peshës
Mbas disa sekondash që ndezët pajisjen treguesit e mëposhtëm shfaqen në ekran nëse dera
është e hapur:
kapaciteti i ngarkesës maksimale të programit të zgjedhur, (i.e. 8 KG për Të pambuktat;
shihni "Programet e larjes" për ngarkesën maksimale të çdo programi),
ngarkesa aktuale nga 0.0 KG deri te ngarkesa maksimale e dhënë për programin e
zgjedhur të larjes. Ngarkesat me më pak se 0.5 KG nuk shfaqen,
shiriti që lëviz që gjithashtu mbushet me hapa që korrespondojnë me 0.5 KG,
sasia e rekomanduar e detergjentit për ngarkesën aktuale e shprehur si përqindje.
Nëse në pajisje janë futur shumë rroba, mesazhi "Mbingarkuar" shfaqet në ekran. Ju
lutemi hiqni sasinë përkatëse të rrobave në raste të tilla.
Shtypni çdo buton ose mbyllni derën për t'i lejuar ekranit që të shfaqë përsëri informacionin
për programin e larjes.
Nëse cilësimet nuk fillojnë për disa sekonda gjatë procesit të vendosjes së programit,
informacioni i ngarkesës shfaqet në ekran kur hapet dera.
Pesha dhe sasia e detergjentit të shfaqur për çdo program janë treguese dhe lejon uljen e
konsumit të detergjentit.
Ekrani i sensorit të peshës nuk do të shfaqet më kur dera mbyllet dhe mbasi butoni 7 është
shtypur për të filluar programin e larjes.
12
Përdorimi I përditshëm