User manual

Zgjidhni temperaturën (butoni 2)
Shtypni këtë butoni vazhdimisht për të rritur ose ulur temperaturën, nëse dëshironi që
teshat tuaja të lahen në një temperaturë të ndryshme nga ajo e këshilluar nga vetë lavatriçja.
Temperaturat maksimale për çdo program të larjes mund të kontrollohen në paragrafin
"Programet e larjes".
Simboli i larjes me ujë të ftohtë i korrespondon
.
Zgjidhni shpejtësinë e rrotullimeve për shtrydhjen, përzgjedhjen e Ciklit të
natës ose Shpëlarjes me pushim (butoni 3)
Kur programi i kërkuar është zgjedhur, pajisja juaj automatikisht propozon shpejtësinë
maksimale të rrotullimit për atë program.
Shtypni këtë buton vazhdimisht për të ndryshuar shpejtësinë e rrotullimeve, nëse dëshironi
që teshat tuaja të lahen me një shpejtësi të ndryshme nga ajo e këshilluar nga pajisja.
SHPËLARJA ME PUSHIM: duke e zgjedhur këtë përzgjedhje, uji i shpëlarjes së fundit nuk
zbrazet për të parandaluar që teshat të zhubrosen.
CIKLI I NATËS: duke e zgjedhur këtë përzgjedhje, pajisja nuk do ta kullojë ujin e shpëlarjes
së fundit, për të mos zhubrosur teshat. Duke qenë se të gjitha fazat e shtrydhjes janë
mënjanuar, ky cikël larjeje nuk ka zhurmë dhe mund të kryhet natën ose në kohë të tilla ku
energjia elektrike kushton më pak. Në disa programe shpëlarjet do të bëhen me më shumë
ujë.
Për të zbrazur ujin, ju lutem lexoni "Në përfundim të programit".
Për përputhshmërinë midis programeve të larjes dhe përzgjedhjeve, referojuni "Programeve
të Larjes".
Opsionet e programeve (butoni 4)
Në varësi të programit, ju mund të kombinoni funksione të ndryshme.
Jo të gjitha përzgjedhjet janë të përputhshme midis tyre. Simbolet dhe mesazhet e
opsioneve të papajtueshme nuk shfaqen.
Sidoqoftë, nëse një opsion, i cili nuk është i pajtueshëm me programin e vendosur të larjes,
zgjidhet, mesazhi "I pazgjedhshëm" do të shfaqet.
Duhet të zgjidhni përzgjedhjet pasi të keni zgjedhur programet, përpara se të shtypni
butonin 7 . Shtypni butonin 4 për të aktivizuar menynë OPSIONET .
Për të kaluar nëpër gjithë përzgjedhjet e disponueshme, shtypni butonin 4 . Emri i programit
përkatës shfaqet në drejtkëndëshin përkatës për të treguar që ky program mund të zgjidhet.
Shtypni butonin 4 për të aktivizuar dhe konfirmuar zgjedhjen tuaj. Simboli përkatës shfaqet
në anën e djathtë të ekranit për të treguar që ky opsion është vendosur. Shtypni të njëjtin
buton për të çaktivizuar opsionin.
Mbas zgjedhjes së opsioneve, prisni rreth 10 sekonda derisa ekrani të kthehet në gjendjen
e paracaktuar. Opsionet e zgjedhura shfaqen në ekran.
Për pajtueshmërinë midis këtij opsioni dhe programeve të larjes konsultohuni me kapitullin
"Programet e larjes".
14
Përdorimi I përditshëm