User manual
Kujdesi dhe pastrimi 25
Zbutja e ujit 25
Pas çdo larjeje 25
Larja e mirëmbajtjes 25
Pastrimi i jashtëm 26
Sirtari i detergjentit 26
Kazani i larjes 26
Guarnicioni i derës 27
Pompa e kullimit 27
Pastrimi i filtrit të hyrjes së ujit 29
Parandalim i formimit të brymës 29
Zbrazja e emergjencës 29
Si të veprojmë nëse… 29
Të dhëna teknike 34
Vlerat e konsumit 34
Udhëzime për instalimin 34
Instalimi 34
Shpaketimi 34
Pozicionimi dhe nivelimi 37
Tubit i hyrjes së ujit 37
Pajisja e ndalimit të ujit 38
Kullimi i ujit 38
Lidhja elektrike 39
Probleme që lidhen me mjedisin 40
Materialet ambalazhuese 40
Këshilla ekologjike 40
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Udhëzime për përdorimin
Të dhëna për sigurinë
Lexojeni këtë manual me kujdes dhe ruajeni atë për t'iu referuar në të ardhmen.
• Siguria e pajisjes Tuaj përputhet me standardet industriale dhe me kriteret ligjore në
lidhje me sigurinë e pajisjeve. Gjithsesi, ne si prodhues ndjejmë se është detyra jonë t'ju
informojmë me të dhënat e mëposhtme për sigurinë.
• Është shumë e rëndësishme që këtë manual përdorimi ta ruani bashkë me pajisjen për
t'iu referuar në të ardhmen. Nëse pajisja do të shitet apo do t'i kalojë një përdoruesi tjetër,
ose nëse ndryshoni shtëpi dhe e lini pajisjen në shtëpinë e vjetër, sigurohuni gjithmonë
që manuali i përdorimit të jetë bashkë ma pajisjen, në mënyrë që përdoruesi i ri të njihet
me funksionimin e pajisjes dhe paralajmërimet përkatëse.
• DUHET t'i lexoni ato me kujdes para se të lidhni ose të përdorni pajisjen.
• Përpara se ta vini pajisjen në punë për herë të parë, kontrollojeni atë për ndonë dëmtim
të mundshëm si pasojë e transportit. Mos vini kurrë në punë një pajisje të dëmtuar. Nëse
ka pjesë të dëmtuara, kontaktoni shitësin tuaj.
• Nëse e merrni pajisjen gjatë muajve të dimrit ku temperaturat janë të ulëta nën zero:
Lëreni lavatriçen të qëndrojë në temperaturën e ambientit për 24 orë përpara se ta
përdorni për herë të parë.
Siguria e përgjithshme
• Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt
në çdo mënyrë të mundshme.
• Gjatë programeve të larjes me temperatura të larta, xhami i derës mund të nxehet. Mos
e prekni!
• Sigurohuni që kafshët e vogla shtëpiake të mos futen në kazan. Për ta shmangur këtë,
ju lutemi kontrollojeni kazani përpara se të përdorni pajisjen.
Të dhëna për sigurinë
3
132950070-00-362009










