User manual
Gjatë punës së pajisjes është e mundur që drita treguese e verdhë e butonit 7 të pulsojë,
një nga mesazhet e mëposhtme shfaqen në ekran dhe do të dëgjohen disa sinjale akustike
çdo 20 sekonda për të treguar se pajisja nuk po punon:
•
Problem me furnizimin me ujë: "Pajisja nuk mbushet me ujë. Ju lutemi kontrolloni që
rubineti të jetë i pastër e më pas shtypni FILLO/NDËRPRIT".
•
Problem me kullimin e ujit: "Pajisja nuk e kullon ujin. Ju lutemi kontrolloni që filtri të
jetë i pastër e më pas shtypni FILLO/NDËRPRIT".
•
Dera është e hapur: "Ju lutemi kontrolloni që dera të jetë e mbyllur siç duhet e më pas
shtypni FILLO/NDËRPRIT"
•
Sistemi i kundër-përmbytjes është aktivizuar: "Sistemi i kundër-përmbytjes është
aktivizuar. Ju lutemi kontrolloni lidhjet e tubit të hyrjes/daljes së ujit".
Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni butonin 7 për të rifilluar programin. Nëse, pas gjithë
këtyre kontrolleve, problemi vazhdon, kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja
Lavatriçja nuk fillon punën:
Dera nuk është mbyllur. "Ju lutemi kontrolloni
që dera të jetë e mbyllur siç duhet e më pas
shtypni FILLO/NDËRPRIT"
• Mbylleni derën fort.
Spina nuk është vendosur mirë në prizë.
• Vendoseni spinën mirë në prizë.
Në prizë nuk kalon rrymë e elektrike.
• Ju lutemi kontrolloni instalimet elektrike të
shtëpisë tuaj.
Siguresa kryesore ka rënë.
• Zëvendësoni siguresën.
Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur mirë në
pozicion dhe butoni 7 nuk është shtypur.
• Ju lutemi rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programeve dhe shtypni butonin 7 sërish.
Është përzgjedhur funksioni i shtyrjes së fillimit
të programit.
• Nëse do t'i lani teshat menjëherë, anuloni
funksionin e shtyrjes së programit.
Bllokimi i Sigurisë për Fëmijët është aktivizuar.
•Çaktivizoni pajisjen.
30
Si të veprojmë nëse…










