User manual

Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja
Në dysheme ka rrjedhur ujë:
Keni vënë shumë detergjent ose detergjent të
papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë).
Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni
një tjetër.
Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga një nga zorrët
e hyrjes së ujit. Nuk është gjithmonë e thjeshtë
ta dalloni një gjë të tillë pasi uji rrjedh poshtë
nëpër tub; kontrolloni nëse tubi është i njomë.
Kontrolloni lidhjen e tubit të hyrjes të ujit.
Zorra e kullimit ose ajo e hyrjes së ujit ësh
dëmtuar.
Zëvendësojeni atë me një të re.
Kapaku në filtër nuk është zëvendësuar ose filtri
nuk është vidhosur si duhet mbas veprimeve të
pastrimit.
Rivendosni kapakun në filtër ose vidhoseni
filtrin plotësisht në vendin e tij.
Rezultate të pakënaqshme larjeje:
Është përdorur shumë pak detergjent ose
detergjent i papërshtatshëm.
Rrisni sasinë e detergjentit ose përdorni një
tjetër.
Njollat e vështira nuk janë trajtuar paraprakisht
përpara larjes.
Përdorni produkte të tregut për të trajtuar
njollat e vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e saktë.
Kontrolloni nëse keni zgjedhur ose jo
temperaturën e saktë.
Ngarkesa e teshave është shumë e madhe.
Zvogëloni ngarkesën e teshave.
Dera nuk hapet:
Programi është ende në proces e sipër.
Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes.
Në kazan ka ujë.
Përzgjidhni programin e kullimit ose të
shtrydhjes për të zbrazur ujin.
Për hapjen e derës referojuni mesazhit në
ekran.
Pajisja dridhet dhe bën zhurmë:
Bulonat e transportit dhe paketimet nuk janë
hequr nga pajisja.
Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në
rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Teshat nuk janë shpërndarë mirë brenda në
kazan.
Rishpërndani mirë teshat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë
pak tesha.
Futni më shumë tesha në pajisje.
32
Si të veprojmë nëse…