User manual
Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja
Shtrydhja nis me vonesë ose pajisja nuk
shtrydh:
Mekanizmi elektronik për detektimin e
çekuilibrit është aktivizuar sepse teshat nuk janë
shpërndarë mirë në kazan. Teshat mund të
rishpërndahen mirë duke e rrotulluar kazan në
anë të kundërt. Këtë mund ta bëni disa herë,
derisa shenja e çekuilibrit të zhduket dhe
shtrydhja të vazhdojë procesin. Nëse, pas disa
minutave, teshat nuk janë shpërndarë ende siç
duhet ne kazan, pajisja nuk do ta kryejë
shtrydhjen.
• Ngarkesa e teshave ndoshta është shumë e
vogël , shtoni më shumë rroba, rishpërndani
ngarkesën me dorë dhe pastaj zgjidhni
programin e shtrydhjes.
Pajisja bën një zhurmë të pazakontë:
Pajisja është e pajisur me një lloj motori që bën
një zhurmë të pazakontë në krahasim me atë të
motorëve të tjerë tradicionale. Ky lloj i ri motori
siguron një fillim më të lehtë dhe një
shpërndarje më të mirë të teshave të kazan kur
kryen shtrydhjen, si dhe rrit qëndrueshmërinë e
pajisjes.
Në kazan nuk duket të ketë ujë:
Pajisja e bazuara në teknologjinë moderne,
punojnë në mënyrë shumë ekonomike duke
përdorur shumë pak ujë pa ndikuar negativisht
në performancë.
Ekrani nxjerr mesazhin "Sistemi i kundër-
përmbytjes është aktivizuar. Ju lutemi
kontrolloni lidhjet e tubit të hyrjes/daljes së
ujit" :
Sistemi kundër-përmbytjes është aktivizuar.
• Shkëputni pajisjen dhe kontaktoni Qendrën e
Shërbimit
Drita e kazanit nuk punon:
Lutemi kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
Nëse nuk jeni në gjendje ta identifikoni apo ta
zgjidhni problemin, kontaktoni qendrën e
shërbimit. Përpara se të telefononi, shënoni
modelin, numrin seria dhe datën e blerjes së
pajisjes tuaj: Qendra e Shërbimit do t'jua kërkojë
këto të dhëna.
Si të veprojmë nëse…
33










