User manual
• Përpara larjes, sigurohuni që xhepat e teshave të jenë bosh si dhe kopsat dhe zinxhirët
të jenë të mbërthyer. Shmangni larjen në pajisje të teshave të ngrëna apo të grisura si
dhe trajtojini paraprakisht njollat e tilla si bojë muri, bojë shkrimi, ndryshk dhe barishte,
përpara se t'i lani ato në pajisje. Sutjenat me tela NUK duhet të lahen në pajisje.
• Teshat që janë ndotur me nënprodukte të naftës që avullojnë nuk duhet të lahen në
pajisje. Nëse përdorni lëngje pastruese të avullueshme, duhet të bëni kujdes që lëngu të
mënjanohet nga tesha përpara se ta fusni në pajisje këtë të fundit.
• Mos e tërhiqni kurrë kabllin ushqyes për të hequr spinën nga priza; kapeni gjithmonë
nga vetë spina.
• Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse kablli i ushqimit, paneli i kontrollit, sipërfaqja ose
bazamenti i pajisjes janë të dëmtuara në mënyrë të tillë që brendësia e lavatriçes është
lehtësisht e arritshme.
Siguria për fëmijët
• Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u përdorur nga persona (duke përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të të cilëve, ose mungesa e përvojës dhe njohurive
i pengon ata të përdorin pajisjen me siguri pa mbikqyrjen ose udhëzimet e një personi
përgjegjës, për të siguruar që ata e përdorin pajisjen me siguri.
• Pjesët e paketimit (si p.sh. fletët plastike, bukëpeshku) mund të jenë të rrezikshme për
fëmijët - rrezik asfiksimi! Mbajini ato larg fëmijëve.
• Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt e të paarritshëm për fëmijët.
• Sigurohuni që fëmijët ose kafshët shtëpiake
të mos futen brenda në kazan. Për të
shmangur rrezikun e bllokimit brenda
çikrikut të fëmijëve ose kafshëve shtëpiake,
pajisja ka një mekanizëm të posaçëm. Për ta
aktivizuar këtë mekanizëm, rrotullojeni në
drejtim orar butonin (pa e shtypur) brenda
derës derisa gjuhëza të jetë horizontalisht.
Nëse është e nevojshme përdorni një
monedhë. Për ta çaktivizuar këtë mekanizëm
dhe për të rimundësuar hapjen e derës,
rrotulloni butonin në drejtim kundër orar
derisa kanali të vijë vertikalisht.
Përshkrim i produktit
Pajisja juaj e re përputhem me gjithë kriteret bashkëkohore për trajtimin efektiv të teshave
me konsum të vogël uji, energjie dhe detergjenti.
Sistemi i RI JET ju lejon përdorimin e plotë të detergjentit dhe pakëson konsumin e ujit duke
kursyer kështu energji.
Përshkrim i produktit
5










