User manual
9.6 - Simbolet e opsioneve: PARALARJA , NJOLLA , DELIKATE , SHPËLARJE SHTESË
9.7 - Fundi i programit
9.8 - Kohëzgjatja e programit të larjes ose numërimi mbrapsht i fillimit me vonesë
9.9 - Fusha e informacionit (disa rreshta ju tregojnë progresin e programit)
Në ekran shfaqen të dhënat e mëposhtme:
Kohëzgjatja e programit të përzgjedhur
Pasi përzgjidhni një program, kohëzgjatja e programit të larjes ( 9.8 ) dhe koha e
përllogaritur e ciklit ( 9.7 ) shfaqen në orë dhe minuta (për shembull 1.40).
Kohëzgjatja llogaritet automatikisht në bazë të ngarkesës maksimale të këshilluar për çdo
lloj cope.
Pasi programi ka filluar, koha e mbetur përditësohet çdo minutë.
Ekrani i ecurisë së programit
Mbas shtypjes së butonit 7 , ekrani shfaq fazën në proces të programit të larjes 9.9 . Në
ekran ju gjithashtu mund të shihni përshkrimin e llojit të zgjedhur të copës, një shirit që
lëviz, që tregon ciklin e kryer dhe atë të mbetur, kohën e programit të larjes dhe fundin e
ciklit.
Fillimi me vonesë
Nëse keni zgjedhur butonin 8 , simboli përkatës 9.5 shfaqet në ekran.
Mbas shtypjes së butonit 7 , vlera e kohës së zgjedhur të vonuar (maks. 20 orë) shfaqet në
anën e djathtë të ekranit me simbolin përkatës.
Vlera e kohës së shtyrë ulet me çdo minutë ( 9.8 ).
Zgjedhja e opsionit të gabuar
Nëse zgjidhet një opsion i gabuar ekrani thotë që ai nuk mund të zgjidhet.
Kodet e alarmit
Në rast të shfaqjes së problemeve gjatë punës së pajisjes, në ekran mund të shfaqen disa
mesazhe alarmi, si për shembull: "Pajisja nuk mbushet me ujë. Ju lutemi kontrolloni që
rubineti të jetë i hapur e më pas shtypni FILLO/NDËRPRIT" (shihni kapitullin "Ç'të bëjmë
nëse...").
Fundi i programit
Kur programi ka mbaruar mesazhi përkatës shfaqet në ekran. Drita treguese e butonit 7
fiket.
Nëse teshat tuaja nuk nxirren nga lavatriçja 10 minuta pasi të ketë përfunduar programi,
drita e pasme e ekranit fiket dhe sistemi i kursimit të energjisë aktivizohet.
Vetëm drita treguese e butonit 7 pulson për të treguar se pajisja duhet të fiket.
Duke shtypur çdo buton, pajisja do të dalë nga modaliteti i kursimit të energjisë dhe në këtë
moment ju mund të zgjidhni një tjetër program ose ta fikni pajisjen.
Ekrani
9










