User manual

rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar
minimumin e ftohtësisë.
rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme.
Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura
brenda në pajisje varet nga:
temperatura e dhomës
shpeshtësia e hapjes së derës
sasia e ushqimit të depozituar
vendndodhja e pajisjes.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet
vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të energjisë.
PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike
të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.
Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e
lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një
përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë.
Në këto kushte, temperatura e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh
kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë.
Vendoseni ushqimin e freskët të ngrijë në dhomëzën e sipërme.
6 Përdorimi i parë