User manual

Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
vatrës, sepse mund të nxehen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni
furnizimin me rrymë elektrike.
Në mënyrë që të shmangni mundësinë e goditjes
elektrike, sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara
se të zëvendësoni llambën.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës,
sepse këto mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila
mund të rezultojë në krisjen e xhamit.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për
të shmangur rreziqet.
Bëni kujdes kur prekni sirtarin e ruajtjes. Ai mund të
nxehet.
Për të hequr mbështetëset e rafteve, nxirrni fillimisht
jashtë pjesën e përparme të mbështetëses së raftit
dhe pastaj pjesën e pasme nga paretet anësore.
Montojini mbështetëset e rafteve në rendin e kundërt.
Mënyrat e shkëputjes duhet të përfshihen në lidhjet e
fiksuara të kabllove sipas rregullave të lidhjeve të
kabllove.
www.aeg.com4