User manual

5. VATRA E GATIMIT - PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Cilësimi i nxehtësisë
Simbolet Funksioni
Pozicioni fikur
Zonë e dyfishtë
Mbajini ngrohtë
1 - 9 Cilësimet e nxehjes
Përdorni nxehtësinë e
mbetur për të ulur konsumin
e energjisë. Çaktivizojeni
zonën e gatimit për 5 - 10
minuta përpara se të ketë
përfunduar procesi i gatimit.
Rrotulloni çelësin deri te cilësimi i
dëshiruar i nxehjes.
Për të përfunduar procesin e gatimit,
rrotullojeni çelësin në pozicionin e fikjes.
5.2 Aktivizimi dhe çaktivizimi
i unazave të jashtme
Ju mund të përshtatni sipërfaqen e
gatimit sipas përmasave të enës.
Për të aktivizuar unazën e jashtme:
kthejeni çelësin në drejtim orar me një
rezistencë të lehtë në
. Më pas
kthejeni çelësin në drejtim kundërorar në
cilësimin e duhur të nxehtësisë.
Për të çaktivizuar unazën e jashtme:
kthejeni çelësin në pozicionin e fikjes.
Llamba e kontrollit fiket.
5.3 Treguesi i nxehtësisë së
mbetur
PARALAJMËRIM!
Rrezik djegieje nga
nxehtësia e mbetur.
Treguesi ndizet kur zona e gatimit është
e nxehtë.
6. VATRAT - UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Enët e gatimit
Fundi i enëve të gatimit
duhet të jetë sa më i trashë
dhe më i rrafshët që të jetë e
mundur.
Enët prej çeliku të emaluar
dhe me bazamente alumini
ose bakri mund të
shkaktojnë çngjyrosje mbi
sipërfaqen prej qeramike
xhami.
6.2 Kursimi i energjisë
Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
Vini enën e gatimit mbi zonën e
gatimit para se ta ndizni atë.
Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta
mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta
shkrirë atë.
Zona e gatimit dhe fundi i tenxheres
duhet që të jenë të së njëjtës
madhësi.
6.3 Shembuj të përdorimeve
për gatim
Të dhënat në tabelë janë
vetëm udhëzuese.
SHQIP 9