User manual

Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe
pune ose për të mbajtur sende.
Nëse sipërfaqja e pajisjes kriset,
shkëputeni menjëherë pajisjen nga
rrjeti elektrik. Kjo bëhet për të
parandaluar goditjet elektrike.
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri ose shpërthimi.
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni
flakën ose objektet e nxehura larg nga
yndyrat dhe vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë
mund të shkaktojnë ndezje spontane.
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme
ose sende të lagura me produkte të
ndezshme brenda, pranë ose mbi
pajisje.
Mos lejoni që pajisja të bjerë në
kontakt me shkëndija apo flakë të
hapura kur hapni derën.
Hapeni me kujdes derën e pajisjes.
Përdorimi i përbërësve me alkool
mund të krijojë një përzierje alkooli
dhe ajri.
Mos u përpiqni ta fikni një zjarr me
ujë. Shkëputni pajisjen dhe mbuloni
flakën me një kapak ose batanije
posaçme për zjarre.
PARALAJMËRIM
Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Për të parandaluar dëmtimin ose
çngjyrosjen e emalimit:
Mos vendosni enë furre ose objekte
të tjera direkt në fundin e pajisjes.
Mos vendosni letër alumini direkt në
fundin e pajisjes.
Mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
Mos lini enë të lagura dhe ushqim
në pajisje pasi të keni mbaruar
gatimin.
Bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
Çngjyrimi i emalimit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes. Ai nuk
konsiderohet defekt në kuptimin e
ligjit për garancinë.
Përdorni një tavë të thellë për kek
lëngshëm. Lëngjet e frutave
shkaktojnë njolla që mund të jenë të
përhershme.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin
e kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi pllakën e
nxehtë.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose
enë gatimi të bien mbi pajisje.
Sipërfaqja mund të dëmtohet.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me
enë të zbrazëta ose pa enë gatimi.
Mos vendosni letër alumini mbi
pajisje.
Enët e gatimit prej gize ose alumini të
derdhur ose enët me fund të dëmtuar
mund ta gërvishtin qeramikën prej
xhami. Gjithmonë ngrijini këto objekte
peshë kur duhet t'i lëvizni në
sipërfaqen e gatimit.
2.3 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, zjarri ose dëmtimi
të pajisjes.
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet e xhamit të
thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Lidhuni me Servisin.
Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
6
www.aeg.com