User manual

4. TREGUESI I MINUTAVE ndizet
automatikisht pas 5 sekondash.
Pas 90% të kohës së vendosur,
tingëllon një sinjal akustik.
5. Kur përfundon koha e vendosur,
tingëllon një sinjal akustik për 2
minuta. "00:00" dhe pulsojnë në
ekran. Shtypni një buton çfarëdo për
të ndaluar sinjalin akustik.
6.7 KOHËMATËSI ME
NUMËRIM RRITËS
Për të rivendosur kohëmatësin e
numërimit rritës, shtypni dhe mbani
shtypur
dhe . Kohëmatësi fillon të
numërojë sërish.
7. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Sensori i temperaturës
Sensori i temperaturës së brendshme
mat temperaturën brenda ushqimit. Nëse
ushqimi është në temperaturën e
vendosur, pajisja çaktivizohet.
Duhen cilësuar dy temperatura:
temperatura e furrës (minimumi 120
°C),
temperatura e brendshme e ushqimit.
KUJDES!
Përdorni vetëm sensorin e
temperaturës së brendshme
që keni marrë me pajisjen
dhe pjesë këmbimi
origjinale.
Udhëzimet për rezultate optimale:
Përbërësit duhet të jenë në
temperaturë dhome.
Sensori i temperaturës së brendshme
nuk mund të përdoret për gatimet e
lëngshme.
Gjatë gatimit sensori i temperaturës
së brendshme duhet të qëndrojë
brenda gatimit dhe spina të jetë në
prizë.
Përdorni cilësimet e rekomanduara të
temperaturës së brendshme të
ushqimit. Drejtojuni kapitullit
"Udhëzime dhe këshilla".
Sa herë që vendosni
sensorin e temperaturës së
brendshme në prizë, duhet
të vendosni sërish
temperaturën e brendshme.
Nuk mund të zgjidhni
kohëzgjatjen dhe kohën e
përfundimit.
Pajisja llogarit orën e
përafërt të gatimit. Ajo mund
të ndryshojë.
Kategoritë e ushqimit: mish,
pulë dhe peshk
1. Vendosni funksionin e furrës dhe
temperaturën.
2. Vendosni majën e sensorit të
temperaturës në qendër të mishit ose
peshkut, në pjesën më të trashë
nëse është e mundur. Sigurohuni që
të paktën 3/4 e sensorit të
temperaturës së brendshme të jetë
brenda gatimit.
3. Vendosni spinën e sensorit të
temperaturës brenda prizës që
ndodhet përpara kornizës së pajisjes.
SHQIP 13