User manual

Dhëmbëzimet e vogla në
pjesën e sipërme rrisin
sigurinë. Dhëmbëzimet janë
gjithashtu mjete që
parandalojnë përmbysjen.
Buzët e ngritura përreth
skarës parandalojnë
rrëshqitjen nga rafti.
7.3 Shinat teleskopike -
vendosja e aksesorëve
Me shinat teleskopike, mund t'i futni e
nxirrni raftet me më shumë lehtësi.
KUJDES!
Mos i pastroni shinat
teleskopike në enëlarëse.
Mos i lubrifikoni shinat
teleskopike.
KUJDES!
Sigurohuni që shinat
teleskopike t'i fusni brenda
plotësisht në pajisje përpara
se të mbyllni derën e furrës.
Rafti me rrjetë:
Vendosni raftin me rrjetë te shinat
teleskopike me këmbët në pozicionin
poshtë.
Buzët e ngritura përreth raftit
me rrjetë janë një tipar i
veçantë për të parandaluar
rrëshqitjen e tavave.
Tavë e thellë:
Vendosni tavën e thellë në shinat
teleskopike.
Rafti me rrjetë dhe tavën e thellë së
bashku:
Vendoseni raftin me rrjetë dhe tavën e
thellë së bashku në shinat teleskopike.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Fikja automatike
Për arsye sigurie pajisja çaktivizohet
automatikisht pas një farë kohe nëse një
funksion furre është në veprim dhe ju
nuk ndryshoni asnjë cilësim.
www.aeg.com16