User manual

9.3 Treguesi i nxehtësisë së
mbetur
Kur çaktivizoni furrën, ekrani shfaq
treguesin e nxehtësisë së mbetur
nëse temperatura brenda furrës është
mbi 40 °C.Rrotulloni majtas ose djathtas
për të kontrolluar temperaturën e furrës.
9.4 Fikja automatike
Për arsye sigurie furra fiket automatikisht
pas një farë kohe nëse një funksion i
nxehjes është në veprim dhe ju nuk
ndryshoni temperaturën e furrës.
Temperatura (°C) Koha e fikjes (orë)
30 - 115 12.5
120 - 195 8.5
Temperatura (°C) Koha e fikjes (orë)
200 - 245 5.5
250 - maksimum 1.5
Pas një fikjeje automatike, shtypni një
buton çfarëdo për ta vënë në punë sërish
furrën.
Fikja automatike nuk punon
me funksionet: sensori i
temperaturës, Drita,
Kohëzgjatja, Përfundimi.
9.5 Ventilatori ftohës
Kur furra është në punë, ventilatori
ftohës ndizet aktivizohet për t’i mbajtur
sipërfaqet e furrës të ftohta. Nëse fikni
furrën, ventilatori ftohës mund të
vazhdojë të punojë derisa të ftohet furra.
10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
10.1 Rekomandimet e gatimit
Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga furra juaj e mëparshme.
Tabelat e mëposhtme ju japin cilësimet
standarde për temperaturën, kohën e
gatimit dhe pozicionin e raftit.
Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një
recetë të veçantë, kërkoni për një të
përafërt.
10.2 Ana e brendshme e
derës
Në anën e brendshme të derës do të
gjeni:
numrat e pozicioneve të rafteve.
të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesat.
10.3 Gatimi me ventilator të
plotë PLUS
Kekë / biskota / bukë
Ngroheni furrën paraprakisht bosh për 5
minuta.
Përdorni tavën e pjekjes.
Përdorni pozicionin e dytë të furrës.
Përdorni 150 ml ujë.
Ushqim Tempe
ratura
(°C)
Koha
(minut
a)
Biskota, kuleç,
kruasantë
150 -
180
10 - 20
Kulaç 200 -
210
10 - 20
Pica 230 10 - 20
Simite 200 20 - 25
Bukë 180 35 - 40
SHQIP 17