User manual

KUJDES!
Llambën halogjene kapeni
gjithmonë me një rrobë për
të evituar djegien e mbetjeve
të yndyrshme mbi llambë.
1. Çaktivizoni pajisjen.
2. Hiqni siguresat nga kutia e
siguresave ose çaktivizoni stakuesin.
Llambushka e pasme
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami të
llambushkës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Ndërroni llambën me një llambë të
përshtatshme që i reziston
nxehtësisë 300°C.
4. Montoni kapakun prej qelqi.
10. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
10.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Furra nuk nxehet. Furra është çaktivizuar. Aktivizoni furrën.
Furra nuk nxehet. Nuk është vendosur ora. Vendosni orën.
Furra nuk nxehet. Nuk janë vendosur cilësimet
e nevojshme.
Sigurohuni që cilësimet të
jenë të duhura.
Furra nuk nxehet. Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i mos‐
funksionimit është siguresa.
Nëse siguresa lirohet vazh‐
dimisht, kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
Llamba nuk funksionon. Llamba është me defekt. Zëvendësoni llambën e
furrës.
Mbi ushqim dhe në brendësi
të furrës është formuar avull
dhe kondensim.
Ushqimi i gatuar është lënë
në furrë për një kohë të
gjatë.
Mos i lini gatesat në furrë
për më shumë se 15 - 20
minuta pas përfundimit të
procesit të gatimit.
Në ekran shfaqet "12.00". Ka pasur ndërprerje të ener‐
gjisë.
Rivendosni orën.
10.2 Të dhëna për shërbimin
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar.
Të dhënat e nevojshme për qendrën e
shërbimit gjenden në pllakën e
specifikimeve. Pllaka e specifikimeve
gjendet në pjesën e përparme të kasës
së brendshme të pajisjes. Mos e hiqni
pllakën e specifikimeve nga kasa e
brendshme e pajisjes.
SHQIP 23