Recipe Book

gjalpë
Metoda:
Spërkatni filetot e peshkut me lëng
limoni dhe lërini të marinohen për një
farë kohe, pastaj thani tepricën e lëngut
me një letër kuzhine. Më pas, hidhuni
filetove të peshkut nga të dyja anët
kripë dhe piper. Në fund, vendosini
filetot e peshkut në një tavë
zjarrduruese të lyer me gjalpë.
Përzieni së bashku djathin e grirë,
ajkën, thërrimet e bukës, tarragonin e
majdanozin e grirë. Përhapeni
përzierjen menjëherë mbi filetot e
peshkut dhe vendosni copa të vogla
gjalpi mbi përzierje.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
8 - PICA
Përbërësit për brumin:
14 g maja birre
200 ml ujë i vakët
•300 g miell
3 g kripë
1 lugë gjelle vaj
Përbërësit e pjesës së sipërme:
1/2 kuti e vogël konserve domatesh të
grira
200 g djathë Emmental, i grirë
100 g sallam
100 g proshutë e butë
150 g kërpudha (konservash)
150 g djathë i bard
•rigon
Metoda:
Shkërmoqeni majanë e birrës në një tas
dhe treteni me ujë të vakët. Hidhni në
tas miellin të përzier me kripën dhe
vajin. Përziejini përbërësit derisa të
krijohet një masë e punueshme brumi
që nuk ngjitet në tas. Pas kësaj, lëreni
brumin në një vend të ngrohtë që të
vijë mirë, derisa të jetë dyfishuar në
masë. Hapeni brumin mbi një tavë
pjekjeje, dhe shpojeni fundin me një
pirun. Vendosni sipas radhës përbërësit
për shtresën e sipërme, sipër brumit.
Përdorni tavë për pjekje të lyer me
yndyrë.
Pozicioni i raftit: 1
9 - QUICHE LORRAINE
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
•2 vezë
100 g gjalpë
1/2 lugë kafeje kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit e pjesës së sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma pa
dhjamë
•2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Metoda:
Miellin, gjalpin, vezët dhe erëzat hidhini
në një tas dhe rrihini së bashku derisa
të formohet një brumë i njëtrajtshëm.
Futeni masën e brumit në frigorifer për
disa orë. Në fund shtroni brumin dhe
vendoseni në një tavë të zezë për
pjekje të lyer nga poshtë me yndyrë.
Shpojeni fundin me një pirun.
Shpërndani mbi brumë copat e
pastërmasë. Për të përgatitur
mbushjen, përzieni së bashku vezët,
salcën e kosit dhe erëzat. Më pas,
shtoni djathin.
Tava e zezë pjekjeje, e lyer me yndyrë,
me diametër 28 cm
Pozicioni i raftit: 1
4
www.aeg.com