Recipe Book

•100 ml qumësht
•250 ml ajkë
4 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Qëroni patatet, pritini në feta të holla,
thajini dhe pastaj lyejini me kripë dhe
erëza. Fërkoni me një thelb hudhër
tavën zjarrduruese të pjekjes dhe më
pas lyejeni me pak gjalpë. Shpërndani
në tavë gjysmën e fetave të patateve të
lyera me erëza dhe më pas shtroni pak
djathë të grirë mbi to. Shtroni mbi
djathin pjesën e mbetur të fetave
patateve dhe shpërndani përsëri mbi to
pjesën e mbetur të djathit të grirë. Grini
thelbin e dytë të hudhrës dhe përziejeni
së bashku me vezët, qumështin dhe
ajkën. Hidhni mbi patate masën e
përgatitur dhe pastaj shpërndani mbi
sipërfaqe pjesën e mbetur të gjalpit.
Pozicioni i raftit: 2
16 - LAZANJA
Përbërësit e salcës me mish:
100 g pastërma me pak dhjamë
•1 qepë
1 karotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
100 ml lëng mishi
1 kuti e vogël konserve domatesh
grira (rreth 400 g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
•500 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanje jeshile
50 g djathë parmixhano, i grirë
50 g djathë Emmental, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga
pastërmaja lëkurën dhe kërcet dhe
priteni në copa të vogla. Qëroni qepën
dhe karotën, pastroni selinon dhe prijini
hollë të gjitha zarzavatet. Nxehni vajin
në tigan, skuqni pak pastërmanë dhe
perimet e grira duke i përzier
vazhdimisht që të mos ngjiten, pastaj
shtoni lëngun e mishit. Hidhini ragusë
me mish pure domatesh, erëza, kripë
dhe piper dhe lëreni të ziejë e mbuluar
për 30 minuta me nxehtësi të ulët.
Ndërkohë përgatisni salcën e
beshamelit: Shkrini gjalpin në një tigan,
shtoni miellin dhe skuqeni deri sa të
bëhet ngjyrë të verdhë, duke e trazuar
vazhdimisht. Shtoni gradualisht
qumështin, duke e përzier vazhdimisht.
Hidhini beshamelit kripë, piper dhe arrë
moskati dhe lëreni të ziejë të zbuluar
për rreth 10 minuta. Lyeni me 1 lugë
gjelle gjalpë një tavë pjekjeje të madhe
me kënde të drejta. Shtroni në mënyrë
të alternuar në tavë një shtresë petë,
ragu mishi, salcë beshameli dhe djathë
të grirë. Shtresa e fundit duhet të jetë
një shtresë salcë beshameli me copa
djathi mbi të. Pjesën e mbetur të gjalpit
vëreni në copa të vogla mbi gatesë.
Pozicioni i raftit: 1
17 - KANELONI
Përbërësit për mbushjen:
50 g qepë, të prera
30 g gjalpë
350 g spinaq, i prerë
100 g krem gatimi
200 g salmon i freskët, i prerë në kubikë
200 g sharrmak Nili, i prerë në kubikë
150 g karkaleca deti
150 g midhje të qëruara
kripë, piper
50 g djathë parmixhano, i grirë
150 g djathë Emmental, i grirë
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
SHQIP
7