User manual

10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
10.1 Rekomandimet e gatimit
Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga furra juaj e mëparshme.
Tabelat e mëposhtme ju japin cilësimet
standarde për temperaturën, kohën e
gatimit dhe pozicionin e raftit.
Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një
recetë të veçantë, kërkoni për një të
përafërt.
10.2 Ana e brendshme e
derës
Në anën e brendshme të derës do të
gjeni:
numrat e pozicioneve të rafteve.
të dhëna për funksionet e furrës,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesat.
10.3 Pjekja
Përdorni në fillim temperaturën më të
ulët.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me
10-15 minuta, nëse gatuani kekë në
më shumë se një pozicion të rafteve.
Kekët dhe petët në lartësi të
ndryshme nuk skuqen gjithmonë
njësoj. Nuk është nevoja të
ndryshohet cilësimi i temperaturës
nëse ndodh skuqje jo e njëtrajtshme.
Diferencat barazohen gjatë pjekjes.
Tavat në furrë mund të deformohen
gjatë pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
10.4 Këshilla për pjekjen
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është i
saktë.
Vendoseni kekun në një raft më
të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe
mbetet e papjekur, e
qullët ose e ujshme.
Temperatura e furrës është
tepër e lartë.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në temperaturë
pak më të ulët.
Koha e pjekjes është tepër
e shkurtër.
Vendosni një kohë pjekjeje më të
gjatë. Nuk mund ta zvogëloni
kohën e pjekjes duke vendosur
temperatura më të larta.
Në brumë ka shumë lëng. Përdorni më pak lëng. Bëni
kujdes me kohën e përzierjes,
veçanërisht nëse përdorni
makineri përzierëse.
SHQIP 13