User manual
Table Of Contents
- PËRMBAJTJA
- 1. TË DHËNA PËR SIGURINË
- 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
- 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
- 4. PANELI I KONTROLLIT
- 5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
- 6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
- 7. FUNKSIONET E ORËS
- 8. PËRDORIMI I AKSESORËVE
- 9. FUNKSIONET SHTESË
- 10. UDHËZIME DHE KËSHILLA
- 10.1 Rekomandimet e gatimit
- 10.2 Ana e brendshme e derës
- 10.3 Pjekja
- 10.4 Këshilla për pjekjen
- 10.5 Pjekja në një nivel:
- 10.6 Gatime në tavë
- 10.7 Pjekje Vent. Me Lagështirë
- 10.8 Pjekje në shumë nivele
- 10.9 Cilësimi Për Pica
- 10.10 Pjekje
- 10.11 Tabelat e pjekjes
- 10.12 Pjekja Në Skarë
- 10.13 Ushqime Të Ngrira
- 10.14 Shkrirja
- 10.15 Konservimi - Nxehje e poshtme
- 10.16 Tharja - Ventilator I Plotë
- 10.17 Tabela Sensori i ushqimit
- 10.18 Informacion për institutet e testimit
- 11. KUJDESI DHE PASTRIMI
- 12. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- 13. EFIKASITETI ENERGJETIK
përgjegjës për lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit
apo përdorimit të papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini
udhëzimet në një vend të sigurt dhe ku mund të arrihen
lehtë për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Fëmijët nga 3 deri në 8 vjeç dhe personat me aftësi të
kufizuara shumë të theksuara dhe komplekse duhet të
mbahen larg, përveçse kur mbahen nën monitorim të
vazhdueshëm.
• Fëmijët nën 3 vjeç duhet të mbahen larg, përveçse kur
mbikëqyren në mënyrë të vazhdueshme.
• Mos i lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe
hidheni atë siç kërkohet.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ai duhet aktivizuar.
• Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe
mirëmbajtjen e pajisjes pa mbikëqyrje.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
• PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse.
• Përdorni gjithmonë doreza furre për të hequr ose për
të futur aksesorët ose enët për furrë.
SHQIP 3