User manual

3.2 Aksesorët
Rafti rrjetë
Për enët e gatimit, tavat e kekëve dhe të
pjekjes.
Tavë për pjekje
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Tigan skare/pjekjeje
Për të pjekur ose si tavë për të mbledhur
yndyrën.
4. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pastrimi i parë
Hiqni të gjithë aksesorët dhe mbajtëset e
rafteve që mund të hiqen nga pajisja.
Referojuni kapitullit "Kujdesi
dhe pastrimi".
Pajisjen dhe aksesorët pastrojini përpara
përdorimit të parë.
Vendosni aksesorët dhe mbajtëset e
rafteve që mund të hiqen në pozicionin e
tyre fillestar.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi
i pajisjes
Në varësi të modelit,
pajisja juaj ka llamba,
simbole në çelës ose
tregues:
Llamba ndizet kur pajisja
është në punë.
Simboli tregon nëse
çelësi komandon
funksionet e furrës ose
temperaturën.
Treguesi ndizet kur furra
nxehet.
SHQIP 7