User manual
– mos vendosni enë furre ose objekte
të tjera direkt në fundin e pajisjes.
– mos fusni letër alumini direkt në
pjesën e poshtme të pajisjes.
– mos hidhni ujë drejtpërdrejt në
pajisjen e nxehtë.
– mos lini enë të lagura dhe ushqim në
pajisje pasi të keni mbaruar gatimin.
– bëni kujdes kur hiqni ose vendosni
aksesorët.
• Çngjyrimi i smaltit nuk ndikon në
funksionimin e pajisjes. Ai nuk
konsiderohet defekt në kuptimin e
ligjit për garancinë.
• Përdorni një tigan të thellë për kek të
njomë. Lëngjet e frutave shkaktojnë
njolla që mund të jenë të përhershme.
2.3 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi, zjarri ose dëmtimi
të pajisjes.
• Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
• Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet e xhamit të
thyhen.
• Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Lidhuni me Servisin.
• Tregoni kujdes kur ta hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
• Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
• Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
• Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
• Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
• Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
Pastrimi pirolitik
PARALAJMËRIM
Rrezik lëndimi/zjarri/emetimesh
kimike (avuj) në regjimin pirolitik.
• Përpara se të kryeni funksionin e
vetëpastrimit pirolitik ose përpara
përdorimit të parë të pajisjes ju lutemi
hiqni nga hapësira e furrës:
– Çdo ushqim të mbetur, mbetje/
rrjedhje vaji ose yndyre.
– Çdo objekt të lëvizshëm (përfshi
raftet, shinat anësore etj., që kanë
ardhur me produktin) veçanërisht
çdo tenxhere, tigan, tavë, takëme
etj., që nuk ngjisin.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë
kohës që pastrimi pirolitik është në
funksionim. Pajisja nxehet shumë.
• Mbajini fëmijët larg pajisjes, gjatë
kohës që pastrimi pirolitik është në
funksionim. Pajisja nxehet shumë dhe
del ajër i nxehtë nga fletët e përparme
të ajrimit.
• Pastrimi pirolitik është një operacion
me temperaturë të lartë dhe mund të
lëshojë avuj nga mbetjet e gatimit dhe
materialet e ndërtimit, prandaj
konsumatorët duhet të:
– Sigurojnë ajrosje të mirë gjatë
përdorimit të parë dhe pas tij, në
një temperaturë maksimale pune.
– Sigurojnë ajrosje të mirë gjatë dhe
pas çdo pastrimi pirolitik.
• Në ndryshim nga njerëzit, disa zogj
dhe zvarranikë mund të jenë
jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj
avujve të fortë që dalin gjatë procesit
të pastrimit në të gjitha furrat
pirolitike.
– Largoni çdo kafshë shtëpiake
(veçanërisht zogjtë) nga zona pranë
pajisjes gjatë dhe pas pastrimit
pirolitik dhe në fillim përdorni
funksionimin në temperaturë
maksimale në një zonë të ajrosur
mirë.
• Kafshët e vogla shtëpiake mund t'i
ndiejnë shumë ndryshimet e
temperaturës së lokalizuar pranë
furrave pirolitike.
• Sipërfaqet jo ngjitëse në tenxhere,
tiganë, tabaka, takëme etj., mund të
dëmtohen nga përdorimi i funksionit
6
www.aeg.com