User manual

Numri i hapësirave 1
Burimi i nxehtësisë Energjia elektrike
Volumi 71 l
Lloji i furrës Furrë inkaso
Pesha
BP7314601M 41.5 kg
BP731460NM 41.0 kg
BP7314621M 41.5 kg
BP731462NM 41.0 kg
BP731462PM 41.0 kg
EN 60350-1 - Pajisjet shtëpiake elektrike
të gatimit - Pjesa 1: Diapazonet, furrat,
skarat dhe furrat me avull - Mënyrat e
vlerësimit të performancës.
14.2 Kursimi i energjisë
Pajisja ka disa karakteristika që ju
ndihmojnë të kurseni energji gjatë gatimit
të përditshëm.
Të dhëna të përgjithshme
Sigurohuni që dera e furrës të jetë
e mbyllur mirë gjatë funksionimit
të pajisjes dhe mbajeni atë të
mbyllur sa më gjatë të mundeni
gjatë gatimit.
Për të përmirësuar kursimin e
energjisë, përdorni enë metalike.
Kur është e mundur, futeni
ushqimin në furrë pa e nxehur
atë.
Kur gatimi zgjat më shumë se 30
minuta, reduktoni temperaturën e
furrës në minimum, 3-10 minuta
përpara përfundimit të kohës së
gatimit, në varësi të kohëzgjatjes
së gatimit. Nxehtësia e mbetur
brenda furrës do të vazhdojë të
gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur
për të ngrohur ushqimet e tjera.
Gatimi me ventilator - kur është e
mundur, përdorni funksionet e gatimit
me ventilator për të kursyer energji.
Nxehtësia e mbetur
Në disa funksione të furrës, nëse
aktivizohet një program me
përzgjedhje të kohës
(Kohëzgjatja, Përfundimi, Shtyrja
e programit) dhe koha e gatimit i
kalon 30 minuta, elementet
nxehëse çaktivizohen
automatikisht 10% të kohës më
shpejtë. Ventilatori dhe llamba
vazhdojnë të funksionojnë.
Gatimi me llambë të fikur -
çaktivizojeni llambën gjatë gatimit dhe
aktivizojeni atë vetëm kur ju nevojitet.
Mbajeni ushqimin të ngrohtë - nëse
dëshironi që nxehtësinë e mbetur ta
përdorni për të mbajtur gatimin të
ngrohtë, zgjidhni cilësimin e
temperaturës më të ulët të
mundshme. Në ekran shfaqet
temperatura e nxehtësisë së mbetur.
Funksionet Eco - referojuni
"Funksionet e furrës".
Kur përdorni funksionin Pjekje me
ventilator me lagështirë, llamba fiket
pas 30 sekondash. Mund ta aktivizoni
sërish sipas dëshirës.
Kur përdorni funksionet ECO, llamba
fiket. Mund ta aktivizoni sërish sipas
dëshirës.
Çaktivizimi i ekranit - Nëse është e
nevojshme, mund ta çaktivizoni
plotësisht ekranin. Prekni
njëkohësisht dhe , derisa ekrani
të fiket. Ky hap aktivizon edhe
pajisjen.
SHQIP 43