Recipe Book
Bukë me maja e thurur
Përbërësit për brumin:
•650 g miell
• 20 g maja birre
•200 ml qumësht
•40 g sheqer
• 5 g kripë
• 5 të verdha vezësh
• 200 g gjalpë i zbutur
Përbërësit për mbushjen:
• 250 g arra të copëtuara
• 20 g thërrime buke
• 1 lugë çaji xhenxhefil të grirë
• 50 ml qumësht
•60 g mjaltë
• 30 g gjalpë i shkrirë
•20 ml rum
Përbërësit për sipërfaqen:
•1 të verdhë veze
• pak qumësht
• 50 g bajame të prera në feta
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierjeje dhe
krijoni një boshllëk në qendër. Copëtoni
majanë e birrës, hidheni në pjesën e
hapur të miellit, përziejeni me qumështin
dhe pak sheqer dhe pak miell nga anët,
trazojeni me miellin dhe lëreni masën në
një vend të ngrohtë që të vijë derisa pjesa
e brumit e lyer me miell nga lart të fillojë
të plasaritet.
Hidheni pjesën e mbetur të sheqerit në
anë të miellit. Të gjithë përbërësit
përziejini në një masë brumi me maja. Pas
kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar
në masë.
Për mbushjen, përziejini të gjithë
përbërësit së bashku. Ndajeni brumin në
tre pjesë të barabarta dhe krijoni forma të
gjata drejtkëndore. Shpërndani një të
tretën e materialit të mbushjes në çdo
drejtkëndësh dhe pastaj mblidhni rulon
pjesët e brumit.
Bëni një gërshet me të tre copat e brumit.
Lyejeni sipërfaqen e gërshetit me një
përzierje me të verdhë veze dhe qumësht,
dhe pastaj hidhni mbi të bajamet e prera
në feta.
– Koha në pajisje: 55 minuta
– Pozicioni i raftit: 3
Kek unazë
Përbërësit për pjesën e poshtme:
• 500 g miell
• 1 paketë e vogël me maja të thatë (8 g
maja të thatë ose 42 g maja të njomë)
• 80 g sheqer pluhur
• 150 g gjalpë
•3 vezë
• 2 lugë kafeje të rrafshëta kripë
• 150 ml qumësht
• 70 g stafidhe (lërini që më parë në 20
ml liker vishnje për një 1 orë)
Përbërësit për sipërfaqen:
• 50 g bajame të plota të qëruara
Metoda:
Hidhni në një tas për përzierje miellin,
majanë e thatë, sheqerin pluhur, gjalpin,
vezët, kripën dhe qumështin dhe rrihini
deri sa të keni krijuar një masë brumi e
njëtrajtshme. Mbulojeni brumin në tas
dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Përzieni me dorë stafidhet te brumi.
Vërini bajamet një nga një në secilin
boshllëk të tavës së lyer me yndyrë dhe
miell.
Pastaj futeni brumin në formë salsiçeje,
dhe vëreni në tavën e pjekjes. Mbulojeni
dhe lëreni të vijë përsëri për 45 minuta.
– Koha në pajisje: 60 minuta
– Pozicioni i raftit: 1
Kek savarian
Përbërësit për brumin:
• 350 g miell
• 1 paketë e vogël me maja të thatë (8 g
maja të thatë ose 42 g maja të njomë)
•75 g sheqer
• 100 g gjalpë
• 5 të verdha vezësh
• 1/2 lugë kafeje kripë
• 1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
• 125 ml qumësht
Pas pjekjes:
•375 ml ujë
•200 g sheqer
• 100 ml konjak kumbulle ose 100 ml liker
portokalli
Metoda:
14
www.aeg.com