Recipe Book

Byreçka me djathë
Përbërësit:
400 g djathë i bard
•2 vezë
3 lugë gjelle majdanoz të grirë
piper i zi
80 ml vaj ulliri
375 g brumë petash
Metoda:
Përzieni djathin e bardhë, vezët,
majdanozin dhe piperin. Mbulojeni
brumin e petave me një leckë të lagur
të mos thahet. Vendosni 4 peta mbi njëra
tjetrën, duke e lyer secilën me pak vaj.
Ndajeni brumin në 4 shirita, secili nga 7
cm i gjatë.
Hidhni 2 lugë gjelle të mbushura plot me
përzierjen e djathit në njërin cep të çdo
shiriti dhe pastaj paloseni diagonal për të
formuar një trekëndësh.
Vendoseni me faqen poshtë mbi një tavë
pjekjeje dhe lyejeni me vaj.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicionet e raftit: 3
Bukë e bard
Përbërësit:
1000 g miell
40 g maja të freskët ose 20 g maja të
thatë
•650 ml qumësht
15 g kripë
Të tjera:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Hidhni miellin dhe kripën në një tas të
madh. Majanë e birrës treteni në qumësht
të vakët dhe hidheni te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi.
Në varësi të cilësisë së miellit, mund të
nevojitet pak më shumë qumësht për ta
bërë brumin të punueshëm.
Lëreni brumin që të vijë derisa të
dyfishojë volumin.
Ndajeni brumin në dy copa, bëni dy
forma të gjata buke dhe vendosini në
tavën e pjekjes ku fundi të jetë lyer me
yndyrë ose është mbuluar me letër gatimi.
Lërini përsëri copat e bukës që të vijnë
me gjysmën e volumit të tyre.
Para pjekjes, lyejini pak me miell bëni 3 - 4
prerje diagonale me një thikë të mprehtë,
minimumi 1 cm të thellë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicionet e raftit: 2
Për furrat me avull: shtoni 200 ml ujë në
sirtarin e ujit
Bukë fshati
Përbërësit:
500 g miell gruri
250 g miell thekre
15 g kripë
1 pako të vogël maja birre të thatë
•250 ml ujë
250 ml qumësht
Të tjera:
Tavë pjekjeje e lyer me yndyrë ose e
veshur me letër për pjekje
Metoda:
Vëreni miellin e grurit, miellin e thekrës,
kripën dhe majanë e thatë të birrës në një
tas të madh.
Përzieni ujin, qumështin dhe kripën dhe
shtojeni përzierjen te mielli. Të gjithë
përbërësit përziejini në një masë brumi.
Lëreni brumin që të vijë derisa të
dyfishojë volumin.
Jepini brumit formën e një buke të gjatë
dhe vendoseni në tavën e pjekjes, e cila
është lyer me yndyrë ose është mbuluar
me letër gatimi.
Lëreni bukën sërish të vijë edhe një herë
sa gjysma e volumit. Përpara se ta piqni
lyejeni brumin me pak miell.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicionet e raftit: 2
Për furrat me avull: shtoni 300 ml ujë në
sirtarin e ujit
Kek rus (30 copë të vogla)
Përbërësit për brumin:
250 g miell spelte
250 g gjalpë
250 g gjizë me pak yndyrë
•kripë
Përbërësit për mbushjen:
1 kokë e vogël lakre të bardhë (400 g)
50 g pastërma derri
20
www.aeg.com