Recipe Book

2 lugë gjalpë të kulluar
kripë, piper dhe arrë moskat
3 lugë gjelle salcë kosi
•2 vezë
Të tjera:
Tavë për pjekje me letër për furrë
Metoda:
Përzieni miellin e speltës, gjalpin, gjizën
me pak yndyrë dhe pak kripë sa të bëhet
një masë brumi dhe vendoseni në
frigorifer.
Priteni lakrën e bardhë në shirita të hollë.
Pritni pastërmanë kubikë të vegjël dhe
skuqeni në gjalpin e kulluar. Shtoni lakrën
dhe skuqeni pak deri sa të jetë zbutur.
Hidhini kripë, piper dhe arrë moskati dhe
shtoni salcën e kosit.
Vazhdoni ta trazoni deri sa i gjithë lëngu
të ketë avulluar.
Zieni fort vezët, ftohini dhe pritini në
kubikë, përziejini me lakrën dhe lëreni të
ftohet.
Hapeni brumin dhe priteni në formë
rrathësh me diametër 8 cm.
Vendosni pak nga materiali mbushës në
mes të secilit rreth dhe paloseni. Mbyllini
anët duke i ngjeshur me një pirun.
Vendosni pirozhkën në një tavë pjekjeje
të shtruar me letër gatimi dhe lyejeni me
të verdhë veze.
Koha në pajisje: 20 minuta
Pozicionet e raftit: 3
GJELLË NË TAVË/GRATINS
Lazanja
Përbërësit e salcës me mish:
100 g pastërma me pak dhjamë
•1 qepë
1 karotë
100 g selino
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 g mish i grirë (përzierje mish lope e
mish derri)
100 ml lëng mishi
1 kuti e vogël konserve domatesh
grira (rreth 400 g)
rigon, trumzë, kripë dhe piper
Përbërësit e salcës beshamel:
75 g gjalpë
50 g miell
600 ml qumësht
kripë, piper dhe arrë moskat
Vendosni së bashku me:
3 lugë gjelle gjalpë
250 g petë lazanje jeshile
50 g djathë parmixhano, i grirë
50 g djathë i butë, i grirë
Metoda:
Me një thikë të mprehtë hiqni nga
pastërmaja lëkurën dhe kërcet dhe priteni
në copa të vogla. Qëroni qepën dhe
karotën, pastroni selinon dhe prijini hollë
të gjitha zarzavatet.
Nxeheni vajin në një enë, hidhni aty
pastërmanë dhe zarzavatet e prera hollë
dhe skuqini duke i përzier.
Ndërkohë përgatisni salcën e beshamelit:
Shkrini gjalpin në një tigan, shtoni miellin
dhe skuqeni deri sa të bëhet ngjyrë
verdhë, duke e trazuar vazhdimisht. Shtoni
gradualisht qumështin, duke e përzier
vazhdimisht. Hidhini beshamelit kripë,
piper dhe arrë moskati dhe lëreni të ziejë
të zbuluar për rreth 10 minuta.
Lyeni me 1 lugë gjelle gjalpë një tavë
pjekjeje të madhe me kënde të drejta.
Shtroni në mënyrë të alternuar në tavë një
shtresë petë, ragu mishi, salcë beshameli
dhe djathë të grirë. Shtresa e fundit duhet
të jetë një shtresë salcë beshameli me
copa djathi mbi të. Pjesën e mbetur të
gjalpit vëreni në copa të vogla mbi
gatesë.
Koha në pajisje: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Hidhni ngadalë mishin e grirë, skuqeni
duke e përzier dhe shuajeni me lëngun e
mishit. Lezetojeni ragunë e mishit me
pure domatesh, me erëza, kripë dhe piper
dhe lëreni të ziejë e mbuluar për 30
minuta me nxehtësi të ulët.
Kaneloni
Përbërësit për mbushjen:
50 g qepë, të prera
30 g gjalpë
350 g spinaq, i prerë
100 g krem gatimi
200 g salmon i freskët, në copa katrore
200 g sharrmak Nili, në copa katrore
150 g karkaleca deti
150 g mish midhjeje
SHQIP
21