Recipe Book

Sensori i temperaturës. Temperatura e
brendshme 70 °C.
Metoda:
Marinojeni mishin sipas dëshirës, futni
sensorin e temperaturës te mishi dhe
vendoseni në një enë që i reziston të
nxehtit të furrës.
Pozicioni i raftit: 1
Mish gjahu i pjekur
Parametrat:
Pesha automatike. Kufiri i vendosjes së
peshës midis 1000 dhe 3000 g.
Metoda:
Hidhini mishit erëza sipas dëshirës dhe
vendoseni në një enë që i reziston
nxehtësisë së furrës. Shtoni ujë ose një
lëng tjetër; fundi duhet mbuluar deri në
masën 10-20 mm. Mbulojeni me kapak.
Pozicioni i raftit: 1
Lepur
Përbërësit:
2 copa mish lepuri
6 kokrra dëllinje (të shtypura)
kripë e piper
30 g gjalpë i shkrirë
•125 ml salcë kosi
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
Metoda:
Copat e mishit të lepurit fërkojini me
dëllinjat e shtypura, kripën e piperin dhe
lyejini me pak gjalpë të shkrirë.
Vendosini copat e mishit të lepurit në një
tavë pjekjeje, hidhni sipër ajkën e athët
dhe perimet e supës.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Mish lepuri me mustar
Përbërësit:
2 lepuj, secili 800 g
kripë e piper
2 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të grira trashë
50 g pastërma prerë në kubikë
2 lugë gjelle miell
375 ml lëng pule
125 ml verë e bardhë
1 lugë kafeje trumzë e freskët
125 ml ajkë
2 lugë gjelle mustardë "Dijon"
Metoda:
Pritini lepujt në 8 copa të barabarta,
hidhini kripë e piper dhe skuqini në të
gjitha anët në një tavë pjekjeje mbi vatër.
Hiqini pjesët e lepurit dhe skuqni qepët
me pastërmanë. Hidhni pak miell sipër
dhe kaurdiseni. Hidhni lëngun e pulës,
verën e bardhë dhe trumzën dhe lërini
deri sa të ziejnë.
Shtoni kremin dhe mustardën "Dijon",
vëreni sërish mishin, mbulojeni me një
kapak dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 90 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Derr të egër
Për të përgatitur marinadën:
1.5 l verë e kuqe
150 g selino
•150 g karota
2 qepë
5 gjethe dafine
5 rrënjë karafili
2 tufa me perime supe (karota, presh,
selino, majdanoz)
Ziejini të tëra dhe pastaj lërini të ftohen.
1.5 kg shpatull derri të egër
Hidheni marinadën mbi mishin deri sa
të mbulohet dhe lëreni të marinohet
për 3 ditë.
Përbërësit për gatesën:
•kripë
piper
perime supe për marinadën
1 kavanoz të vogël me kërpudha
"chanterelles"
Metoda:
Nxirreni mishin e derrit të egër nga
marinada dhe thajeni. Hidhini kripë e
piper dhe skuqeni në të gjitha anët në një
tavë pjekjeje mbi një vatër. Shtoni
kërpudhat dhe pak perime supe nga
marinada.
Hidhni marinadë në tavën e pjekjes; fundi
duhet të mbulohet deri në 10 - 15 mm.
6
www.aeg.com